Një deklaratë e përbashkët është nënshkruar nga krerët e Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
Ata thanë se Ukrainës duhet t’i lejohet anëtarësimi i menjëhershëm në BE.
Kjo deklaratë e tyre erdhi pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, nënshkroi një kërkesë drejtuar Bashkimit Evropian, raporton Sky News.
Ndërkaq, Zelensky, pas përfundimit të negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë se një raund i dytë negociatash me zyrtarët rusë do të bëhet në të ardhmen e afërt.
“U mor një vendim që menjëherë të zhvillohen konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave të palëve ukrainase dhe ruse do të zhvillohet në të ardhmen e afërt,” ka shtuar ai.












