Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR me 500 ushtarë kryen ushtrim madhor kundër trazirave, e quan “Ura është shumë larg”

14/08/2024 - 20:08
në Lajme
A A
KFOR me 500 ushtarë kryen ushtrim madhor kundër trazirave, e quan “Ura është shumë larg”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rastësi ose jo mbetet çështje interpretimi por Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka kryer një ushtrim madhor me rreth 500 ushtarë pjesëmarrës të quajtur “Ura është shumë larg”. Ky emërtim që koincidon me vendimin ‘e paprakthyeshëm’ të qeverisë kosovare për hapjen pavarësisht gjithçkaje të Urës së Ibrit është edhe titull në gazetën hungareze “Honvedelem” e cila udhëhiqet nga Ministria e Mbrotjes së Hungarisë.

“Jashtëzakonisht komplekse dhe tejet realiste – kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar stërvitjen shumëkombëshe të quajtur ‘Bridge is Too Far’, organizuar nga ndërrimi i 30-të i MSH KFOR-it, i cili u zhvillua në dy lokacione me përfshirjen e afro pesëqind personave në fund të korrikut”, shkruhet në gazetën ushtarake hungareze për ushtrimin.

Ushtrimi i cili jepet në pamjet – fotografi e video – më esktravagante dhe virtuoze shpjegohet nga gazeta ushtarake si “ushtrim i shkallës së gjerë me qëllim të dyfishtë”.

“Nga njëra anë, përgatitja për sfidat e sigurisë bazuar në veçoritë specifike të Kosovës – e cila bazohet kryesisht në garantimin e lirisë së lëvizjes dhe manovrimit, si dhe një mjedis të sigurt operacional – dhe përfundimi i integrimit të batalionit të manovrimit rumun që iu bashkua Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN) në korrik”, thuhet në artikull.

“Stërvitja ishte hapi i fundit i integrimit, pasi shërbeu si testi përfundimtar i përgatitjes së misionit të skuadronit të manovrimit rumune, gjatë të cilit stafi mund të demonstronte në veprim aftësitë që kishte fituar gjatë stërvitjes që synonte arritjen e gatishmërisë së plotë operacionale. Si rezultat i përfundimit të suksesshëm, pas shtatë vitesh, forca paqeruajtëse e Kosovës është sërish në baza shumëkombëshe”.

Në këtë ushtrim bëhet e ditur se të përfshirë kanë qenë edhe pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX-i.

“Mirëpo, numri i madh i pjesëmarrësve në stërvitje – përveç pjesëmarrjes së ushtarëve rumunë – është edhe për shkak të përfshirjes së forcave të rendit, pasi ndër të tjera, forcat e EULEX-it dhe MSU (Njësia Speciale Shumëkombëshe) morën pjesën e luanit në zbatim”.

“Mendoj se bashkëpunimi me organet tjera është veçanërisht i mirë dhe konstatojmë se është duke u përmirësuar vazhdimisht. Planifikimi i përbashkët dhe stërvitjet e përbashkëta me forcat vendore janë veçanërisht të rëndësishme, pasi ato kontribuojnë në garantimin e sigurisë së Kosovës në mënyrë sa më efektive, me një bashkëpunim të përbashkët”, tha togeri i parë Zalán Szakács, kreu i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit të Kontingjentit të MSH të KFOR-it.

Duke marrë parasysh këtë, në një nga lokacionet e stërvitjes, Kampi Vrelo – që është një kazermë ende funksionale e policisë së Kosovës – skuadrilja manovruese Delta e KTRBN-së me kombësi rumune kreu një detyrë sigurie të ngushtë për forcat mbështetëse të lëvizjes zvicerane, ndërsa ata çmontuan barrikadat e ndërtuara nga forca kundërshtare.

Meqenëse fushëveprimi i përgjegjësisë së stafit rumun bie brenda një kuadri ligjor të ndryshëm nga ai vendas, detyrat e tyre kryesisht kërkonin vendosjen e aftësive tradicionale ushtarake.

Më pas ata u ricaktuan në kampin Kelly, ku fokusi ishte në trajtimin e trazirave pas hapjes së urës. Mbyllja e momentit ishte rikthimi i urës në gjendjen fillestare nga teknikët, gjë që kërkonte fillimisht dëbimin e protestuesve nga zona.

“Stërvitja shkoi sipas planit dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e të gjithë pjesëmarrësve,” përmblodhi përvojat e serisë së ushtrimeve në fund të ditës, nënkoloneli Dávid Szent-Imrey, komandant i turnit të 30-të. të kontingjentit të MSH të KFOR-it.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë