KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.Siç thuhet në përgjigjen me shkrim të KFOR-it, “si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, pasoi përforcimi më i madh i trupave të KFOR-it në dekadën e fundit”, përcjell FrontOnline.
“Pothuajse 1000 ushtarë shtesë me armë të rënda janë dislokuar. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në Veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare. KFOR-i mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm të t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në OKB. Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me të gjithë.Qeveria e Kosovës më herët ka njoftuar se e premtja (1 dhjetor) është dita e fundit që serbët në Veri të Kosovës t’i zëvendësojnë targat KM me targa RKS.











