Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Khodorokovsky: Putini do të përpiqet përmes Serbisë ta destabilizojë Ballkanin

20/02/2023 - 11:48
në Kryesore, Lajme
A A
Khodorokovsky: Putini do të përpiqet përmes Serbisë ta destabilizojë Ballkanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i opozitës ruse Mihail Khodorkovsky ka thënë se nëse lufta në Ukrainë vazhdon, presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin përmes Serbisë në mënyrë që t’ua vështirësojë jetën evropianëve dhe shtoi se Rusia ka një ndikim të madh në Austri.

“Putini mbështet radikalët e çdo lloji. Qëllimi i tij është destabilizimi në mënyrë që të mund të pozicionohet si dikush që menaxhon një situatë të paqëndrueshme. Nëse lufta vazhdon, ai do të përpiqet të destabilizojë Ballkanin, në mënyrë që t’ua vështirësojë jetën evropianëve”, ka thënë Khodorkovsky.

I pyetur nëse këtë do ta bëjë përmes Serbisë, ai u përgjigj “natyrisht”.

“Fatkeqësisht, rusët janë idiotë. Ata e provuan këtë në Mal të Zi dhe e larguan këtë vend prej tyre, humbën ndikimin në të. Por nuk mund të llogarisni gjithmonë në faktin se ata do të jenë gjithmonë idiotë. Pas sanksioneve, ndikimi i Rusisë u zvogëlua. Për shembull, në Gjermani. Por partitë e djathta janë partnerët e natyrshëm të Putinit. Ai e di këtë. Dhe meqenëse votuesit e së djathtës radikale zakonisht mbështesin Putinin, atëherë nëse fillon një luftë ai nuk e humb mbështetjen e tyre. Kjo duhet të monitorohet me kujdes”, shpjegoi Khodorkovsky për të përditshmen vjeneze “Standard”.

Ai ka theksuar se Rusia ka ndikim të madh në Austri.

“Duke pasur parasysh numrin e vrasësve profesionistë, është shumë më e lehtë për Putinin të vrasë dikë në Austri sesa në çdo vend tjetër evropian”, shpjegoi ai.

Për këtë arsye, thekson ai, gazetari bullgar Hristo Grozev kohë më parë është larguar nga Vjena për arsye sigurie.

“Ndikimi i Putinit në Austri është i madh dhe këtë e tregojnë rezultatet e Qendrës sime “Dosje”, e cila heton ndikimin e tij të paligjshëm në vendet e tjera. Nuk e di se sa do të dëshirojë Austria të luajë sërish rolin si në kohën Luftës së Ftohtë, kur Vjena, pothuajse, ishte qendra e ndërveprimit të shërbimeve të inteligjencës. Kur ishte një vend për të anashkaluar sanksionet. Për shkak të integrimit të sotëm të Evropës, nuk jam i sigurt se sa të lumtur do të ishin vendet e tjera nëse Austria do të merrte këtë rol”, ka thënë Khodorkovsky.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë