
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kicaj-Xhelili ka reaguar ndaj skandalit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për humbjen e 406 pasaportave të mërgimtarëve.
Ajo ka shkruar se Ministria e Jashtme nënshkroi kontratë katërfish më të shtrenjtë, me procedurë të dyshimtë dhe përsëri dështoi.
“406 pasaporta të mërgimtarëve, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie, nuk dihet as ku janë. Nuk mbrrijnë në kohë”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
“Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, PËR KËTË PUNË: Që këto dokumente të vijnë në kohë”, ka shkruar ajo.
“Edhe pse shteti paguan 4fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër! E prej këtyre pastaj të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?”.












