
Gjatë ditës së djeshme është gjuajtur me miell ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe publicistja Kimete Berisha.
Ajo erdhi me një reagim, duke shkruar, “para sulmit me miell, qëndroi i qetë dhe i buzëqeshur si Mic Sokoli para topit”, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu Berisha thekson që sipas saj Vetëvendosja është gëzuar shumë dhe është shprehur krenare për heroizmin e treguar nga Hekuran Murati.
Postimi i plotë
Para sulmit me miell, qëndroi i qetë dhe i buzëqeshur si Mic Sokoli para topit. 
Edhe kur i hyri mielli në vesh, nuk u lig, e ruajti gjakftohtësinë, nuk iu kundërpërgjigj armikut, por sulmin me miell të situr, e përjetoi me diniitet të lartë njerëzor.
Vetëvendosja është gëzuar shumë dhe është shprehur krenare për heroizmin e treguar nga Hekuran Murati, që nuk është frikësuar nga mielli dhe ka qëndruar stoik para sulmuesit me miell.
P.S….miellit ia shtojmë pak kripë – e përziejmë pak, ia hedhim 2 vezë dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të bëhet brumë i butë…
dhe në fund të del
Hekuran Petulla.












