Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kimete Berisha: Tuta në veri po fabrikohet nga qeveria Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

20/12/2022 - 16:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kimete Berisha: Tuta në veri po fabrikohet nga qeveria Kurti dhe Aleksandër Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opinionistaj Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrimet që ka dhënë në intervistën e fundit për “The Guardian”.

Ajo ka vlerësuar se deklarimi i Kurtit se ‘nëse hiqen barrikadat e bandave serbe në veri do të ketë viktima’, është shumë problematik.

Në këtë mënyrë, ka thënë ajo, kryeministri po e përgatit popullin se “më mirë Zajednicë se sa vdekje”.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kryeministri Kurti veriun e vendit po e paraqet si ‘varr’ për shqiptarët, policët dhe ushtarët.

Sipas saj, frika për veriun është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti.

“Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse – thotë. Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq. Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Fabrikimi i frikës në Veri!
Kryeministri Albin Kurti i tha gazetës The Guardian se:
‘Nëse hiqen barrikadat e bandave serbe në Veri – do të ketë viktima’.
Prandaj, nuk po i heqin barrikadat – për të mos pasur viktima.
Më mirë gjallë e me barrikada.
Kushdo që e ka një dëshirë në Kosovë, e vendos një barrikadë, kërcënon me vdekje dhe i plotësohet dëshira.
– Pasi e parashikoi vdekjen e sigurtë të dikujt sherri i barrikadave, Kryeministri tha se megjithatë ‘nuk do të lejohen edhe shumë gjatë barrikadat’.
Pra, vdekja nuk mund të shtyhet në pafundësi.
Shtyjë targat legale.
Shtyjë zgjedhjet lokale.
Shtyje vdekjen.
– Veç shqiptarëve ua shkatërroi jeten ‘me kohë’.
– Kamionëve u ka dhënë fuqi atomike dhe kuptim okult barrikadave dhe ky mistifikim e ka rritur shqetësimin se kushdo që i prek ato barrikada – do të vdes.
Prandaj, askush nuk po i lëviz kamionët misterioz.
Komandanti i KFOR-it ka shkuar sot në Beograd, për t’i lutur kriminelët serbë të vetëdijësohen dhe të pendohen.
– Kryeministri po e përgatit popullin e tij se: më mirë ‘Zajednicë’ se sa vdekje. Krejt do të pajtohen se vdekja është më e keqja.
Veriun po e paraqet si ‘varr’ për shqiptarët, për policët dhe për ushtarët.
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla (bashkë me bandat serbe) po e rrisin problemin e barrikadave dhe po e bëjnë të duket më i madh se që është.
Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse – thotë.
Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq.
Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka.
P.S. E ju,
depotë e armatimit dhe barkun e bandave kriminale serbe i mbushni duke blerë zalloga të Serbisë.
Kurse, qeveria Kurti (me paret tona), natën ua bën ditë (dritat ua paguajmë ne – që kur të na ‘vrasin’ të na qëllojnë me të parën).

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë