Kina do të rrethojë Tajvanin dhe do të bllokojë tërësisht ishullin më vonë këtë javë me stërvitje masive ushtarake duke u shndërruar kështu në kërcënimin më serioz për pavarësinë e saj në dekada ndërsa Pekini përshkallëzon tensionet pas vizitës së Nancy Pelosi, përcjell Gazeta Metro.
Gjashtë ditë stërvitje ushtarake nisën të martën rreth ngushticës së Tajvanit që do të zgjasin edhe sot, ndërsa Kina komuniste përpiqet të frikësojë fqinjin e saj demokratik dhe të bëjë presion ndaj SHBA’së që të heqë dorë nga mbështetja e saj për ishullin vetëqeverisës.
Katër ditë të tjera stërvitje do të fillojnë më pas të enjten dhe do të zgjasin deri të dielën, duke u zhvilluar në gjashtë lokacione anembanë vendit – tre prej të cilave kalojnë në ujërat territoriale të Tajvanit, në atë që Taipei e ka quajtur sot një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.
Transporti detar dhe ajror gjithashtu do të mbyllen në ato zona duke përbërë kësisoj një bllokadë, pasi ekspertët thonë se Pekini po riprovon aftësinë e tij për të shkëputur ishullin nga bota e jashtme në rast të një lufte./gazetametro.net



















