Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po e brengos Kurtin

23/03/2022 - 15:46
në Kryesore, Lajme
A A
Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po e brengos Kurtin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka folur për një ushtarak rus të quajtur Yunus Yevkurov, të cilin Vladimir Putin e ka ngritur në gradën e Gjeneral Kolonelit në dhjetor të vitit që shkoi, pak ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiq. Yunus Yevkurov ka qenë njëri nga ushtarakët që i ka komanduar forcat ruse për t’i sjellë me shpejtësi nga Bosnja në Aeroportin e Prishtinës para se të hyjnë trupat e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, shkruan Gazeta Express.

Është i njohur inicidenti i famshëm i vitit 1999, kur trupat ruse kishin marshuar drejt Kosovës nga Bosnja për të hyrë të parët në Kosovë, që thuhet se ka qenë hakmarrje ruse ndaj NATO’s që nuk iu kishte dhënë atyre një sektor të ndarë për t’i vendosur trupat, por ishin lënë nën sektorin e amerikanëve dhe në disa pjesa tjera të Kosovës.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

A vuani nga diabeti? Bëje këtë tani (Lexo më shumë)

Hipoteza e shërbimeve sekrete amerikane: Putini po përdor “Teorinë e të Çm…
Pas vendosjes së rusëve në aeroportin e Prishtinës, aty kishin shkuar britanikët për t’i larguar. Aty ishin shkaktuar tensione, dhe gjeneralët e përfshirë amerikani Wesley Clark dhe britaniku Mike Jackson kishin shkëmbyer fjalë të rënda mes tyre. Ndërkohë Jakson e kishte përmendur edhe mundësinë e Luftës së Tretë Botërore, në rast të përdorimit të forcës ndaj rusëve.

Një pjesëmarrës në këtë incident është ngritur në pozitë të lartë në qeverinë ruse.

Yunus Yekurov pas kthimit nga Kosova kishte udhëhequr Republikën e Ingushetisë,ndërkohë që në biografinë e tij përmendet edhe Kosova dhe mban titullin e Heroit që I është dhënë nga Federata Ruse.

Në vitin 2009 thuhet se Yevkurov është sulmuar me bombë që ishte vendosur në veturën e tij, por I ka mbijetuar sulmit.

Në vitin 2019, ishte emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes nga Putin.

Kryeministri Kurti dje ka komentuar rreth këtij ushtaraku, duke thënë se është i brengosur pasi Putin pas takimit me Vuçiqin në Rusi e promovoi këtë ushtarak.

“Ajo që më ka brengosur në veçanti mua është fakti që më datën 8 dhjetor 2021, pra pa u bërë ende dy javë nga takimi me Vuçiqin, Putin e bën një emërim shumë të veçantë në hierarkinë e Kremlinit është Gjereral majori Jevkurev. Ai është nga Republika e Osetisë Veriore, u ka mbijetuar dy tentim vrasjeve, ka defekte trupore për shkak të dëmtimeve që ka marrë në ato atentate, ka qenë në Çeçeni e tash është zëvendës i Sergey Shoygu (ministri rus i mbrojtjes). Por a e dini se ku ka qenë ai në qershor të vitit 1999. Ka qenë në Kosovë. Jevkurev i ka marrë trupat ruse prej Bosnje e Hercegovinës i ka sjell me shpejtësi në Aeroportin e Prishtinës që të mbërrijnë para NATO’s kur po çlirohej Kosova. Jevkurev ka qenë ai oficeri rus i cili në dhjetorin e vitit të kaluar pasi që u takuan Putini me Vuçiqin u bë zëvendës i Shoygu. Pra ne i përcjellim të gjitha këto me vëmendje, nuk frikësohemi”, tha Kurti në RTK.

Shefi i qeverisë tha se me emërimet që bën presidenti rus Putin tregon se sa i preokupuar është me Ballkanin.

“Kjo tregon sa i preukopuar është Putin me Ballkanin dhe shikoni biografitë e atyre që i emëron. Unë kam qenë në burg në si i burgosur, rob lufte në vitin 2001 në qershor kur Putini ka qenë pikërisht në aeroportin e Prishtinës sepse ai ka ardhur në pushtet dy muaj pas çlirimit të Kosovës. Duhet të jemi të vëmendshëm, derisa Putin dëshiron të bëjë paralele të paqena, false, absurde, midis Kosovës dhe Krimesë, Vuçiq dëshiron të bëjë midis Krimesë dhe veriut të Kosovës”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë