Policia amerikane tashme ka publikuar identitetin e sulmuesit që ka të vrarw 22 e plagosi mbi 50 persona ne Maine.
I dyshuari, Robert Card, 41 vjeç, është një oficer i pensionuar i ushtrisë, i cili ishte trajnuar posaçërisht për trajtimin e armëve. Sipas mediave amerikane, ai ka në dosjen e tij aplikime të shumta për dhunë në familje dhe një nga ish-gruaja e tij ka lëshuar masën e ndalimit për shkak të dhunës në familje.
Shkollat lokale kanë njoftuar se do të anulojnë mësimet të enjten, raporton CNN.
“Ka shumë të panjohura në këtë moment. Informacioni vjen shpejt, por jo gjithmonë me saktësi. Ju lutemi shkoni në një strehë ose vend sigurie. Ne do të vazhdojmë t’ju përditësojmë me informacionin dhe hapat e ardhshëm,” tha shkollat publike Lewiston në një deklaratë. , sipas CNN.












