Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo është agjenda shtetërore për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë

09/02/2026 - 15:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kjo është agjenda shtetërore për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin zyrtar të manifestimeve shtetërore për nder të 17 Shkurtit, ditës kur Kosova shënon 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Sipas agjendës për datën 17 shkurt 2026, aktivitetet do të nisin që në orët e hershme të mëngjesit dhe do të përmbyllen në mbrëmje me një koncert festiv.

Manifestimi do të fillojë në orën 07:00 me ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, për të vazhduar më pas me një mbledhje solemne të Qeverisë në orën 07:20.

Gjatë mëngjesit, krerët e shtetit do të kryejnë një sërë homazhesh për të nderuar figurat dhe sakrificën për liri. Këto përfshijnë nderime te Monumenti i të Pagjeturve, Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:00 parashihen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Një nga momentet kryesore të ditës do të jetë parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës, i cili do të mbahet në orën 11:30.

Përveç këtyre, është paraparë seancë solemne e Kuvendit që pritet nis në orën 10:30, ndonëse Kosova aktualisht nuk ka Kuvend funksional. Vendi është në pritje të certifikimit të zgjedhjeve në mënyrë që të hapet rruga për konstituimin e legjislaturës së dhjetë.

Festimet zyrtare do të vazhdojnë pasdite me një pritje shtetërore të organizuar nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri në orën 17:30.

Dita festive do të përmbyllet në orën 20:00 me një Koncert Solemn nga Filharmonia e Kosovës.

Programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

  • 07:00 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës
  • 07:20 – Mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës
  • 07:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
  • 07:35 – Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë
  • 08:00 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
  • 08:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
  • 09:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
  • 10:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • 11:25 – Nderime te Monumenti Heroinat
  • 11:30 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës
  • 17:30 – Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës
  • 20:00 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës

Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Kosovës. Pas votimit të aktit të Shpalljes së Pavarësisë, deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë mbi një pergamenë mijëravjeçare.

Pergamena ku u shkrua Deklarata e Pavarësisë, Kosovës u dhurua nga Muzeu i Londrës.

Kosova është Republikë parlamentare dhe ka flamurin, stemën dhe himnin e saj.

JU REKOMANDOJMË

Afro 2500 gjoba trafiku në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit

Policia ua merr lejen e vozitjes shoferëve që po bënin gara ilegale në autostradë
23/05/2026 - 13:16

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2 mijë e 488 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së...

Më shumëDetails

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri

SHBA për Xhandarmërinë e Kosovës: Plani të jetë në përputhje me zotimet për paqe dhe siguri
23/05/2026 - 12:38

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se presin që plani i Qeverisë në detyrë të Kosovës për themelimin e Xhandarmërisë të jetë në përputhje me...

Më shumëDetails

Formimi i xhandarmërisë, Hasani: Kurti nuk beson në FSK e polici, synon krijimin e strukture lojale ndaj tij

Hasani për draftin e Asociacionit: Në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgohet vetëm nga Qeveria
23/05/2026 - 12:20

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar idenë e Qeverisë në detyrë për formimin e xhandarmërisë. Ai ka bërë me dije se kryeministri në detyrë Albin Kurti...

Më shumëDetails

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti

Hajnat vjedhin në një xhami në Viti
23/05/2026 - 11:36

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar pasditen e së premtes. Sipas raportit të Policisë, hajnat kanë kryer vjedhje në një xhami në fshatin Germovë të Komunës...

Më shumëDetails

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve
23/05/2026 - 11:32

PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht kritikave që i kanë adresuar qeverisë në vitet...

Më shumëDetails

Maqedonci: Raporti i SHBA-së konfirmon mbështetjen për transformimin e FSK-së

Maqedonci: Me “MKE” nuk kemi negociuar për dronët
23/05/2026 - 11:10

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar raportin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara, për promovimin e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Sipas Maqedoncit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Anita shpërthen në lot duke folur për djalin e Hashim Thaçit dhe personat që e shanë familjen Haradinaj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë