
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kaloj në Fondin për Siguri, të hapur sot nga Qeveria e Kosovës.
Muharremaj u ka bërë ftesë deputetëve, ministrave dhe udhëqësve të dikastereve të tjera që t’i ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit, ku kësaj ftese i është bashkuar deputetja nga radhët e AAK-së Albulena Bytyqi.
Njoftimin e ka bërë përmes rrjetit social Facebook ku tregon se e mbështet këtë iniciativë dhe se është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë.
Postimi i plotë
Ajo çfarë filloi sot Bali Muharremaj është obligim i secilit prej nesh.
Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë.
Prandaj edhe unë, rrogën e muajit shkurt do ta kaloj tek Fondi për Siguri. Është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë!










