Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka filluar peocesin e brendshëm zgjedhor në degën e saj në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Grupi punues për t’i drejtuar këto zgjedhje ka mbajtur mbledhjen e parë.
Këtë e ka bërë të ditur koordinatori i degës, Sylejman Meholli.
Ai ka prezantuar edhe grupin që do ta drejtojë procesin zgjedhor.
Postimi i plotë i Mehollit:
Nisur nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 15 marsi, secili anëtar i Lëvizjes do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.
Prandaj sot Grupi Punues i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, së bashku me Koordinatorin e Qendrave nga niveli qëndror ka mbajtur mbledhjen e parë si strukturë që do t’i prijë procesit të brendshëm zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë.
Si Koordinator i Qendrës dhe si Grup Punues i ftojmë të gjithë qytetarët, anëtarët dhe mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në çdo cep dhe lokalitet të komunës tonë të bashkohen dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e brendshme në zgjedhjen e strukturave edhe më të fuqishme, në frymen e lirë, transparente dhe demokratike!
Anëtarët e zgjedhur në Grupin Punues, në këtë fazë janë:
1. Sylejman Meholli, koordinator
2. Besim Muzaqi, anëtar
3. Gazmend Gjyshinca, anëtar
4. Gresa Muli, anëtar
5. Mek Selaci, anëtar
6. Refik Maloki, anëtar
7. Fatmire Cecelia, anëtar
8. Nasuf Aliu, anëtar
9. Mehdi Bejtullahu, anëtar
10. Laureta Zeqiri, anëtar
11. Burim Rexhepi, anëtar
12. Egzon Verbovci, anëtar
13. Selvete Krasniqi Gërxhaliu, anëtar
Na priftë e mbara!












