
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda pak më parë si pasojë e një aksidenti në fshatin Kçiq të Madh të Mitrovicës, njoftoi ekskluzivisht Mitropol.
Në aksident është përfshirë vetura e Postës së Shpejtë “Bring”.
Nga fotografitë që ka siguruar “Mitropol” shihet se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, për bartjen e dy personave të lënduar në spital.
“Mitropol” ka arritur të sigurojë edhe detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy të përfshirëve në aksident. Që të dy të lënduarit janë me vetëdije të plotë, gjersa siç thonë dëshmitarët për portalin, të dy kanë pësuar lëndime të rënda.
Aty vërehet se si pasojë e aksidentit, vetura e “Bring” ka rënë në greminë dhe siç thonë dëshmitarët për “Mitropol”, njëri nga të lënduarit ka përfunduar jashtë veturës nga fuqia e aksdientit.
Veç ambulancës e cila arriti pas ekipeve policore, edhe Policia ndodhet në vendngjarje për ekzaminimin e rastit.
“Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin.












