Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kjo është ideja e Ramës dhe Vuçiqit“: Kryeakademiku i Kosovës kundër “Ballkanit të Hapur”

05/01/2022 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
“Kjo është ideja e Ramës dhe Vuçiqit“: Kryeakademiku i Kosovës kundër “Ballkanit të Hapur”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut po i kompensojnë ngecjet e tyre në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me nismën e përbashkët “Ballkani i Hapur”, thotë kryeakademiku i Kosovës, Mehmet Kraja.

Kraja vëren se BE-ja është në një situatë ku ka filluar të lodhet nga Ballkani Perëndimor dhe mosrealizimin e detyrave nga shtetet këndej që synojnë anëtarësimin.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e sheh si asimetrike aleancën ndërmjet Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” po bëhet për të krijuar mjegull dhe për t’ia hapur Serbisë një treg unik nga i cili do të përfitonte shumë.

“Kjo është një aleancë asimetrike për mendimin tim, nuk është simetrike. Sepse aleanca është kryesisht personale midis Vuçiqit dhe Ramës. Zaevi shërben si patericë për t’ua mbajtur drejtpeshimin këtyre të dyve, ajo këmba e tretë që shkon prapa. Domethënë, arsyeja është e thjeshtë: për të krijuar mjegull dhe për të krijuar hapësirë për tregun, për të përfituar Serbia nga tregu unik ballkanik”, tha ai.

Kraja e sheh si pozitiv faktin që subjektet politike dhe krerët e institucioneve në Kosovë janë të gjithë kundër kësaj iniciative.

“Fakti që të gjitha partitë politike të Kosovës, të gjitha subjektet, të gjithë bartësit të institucioneve janë të njëzëshëm në këtë pikë, them se është shumë pozitive dhe nuk kemi çka të diskutojmë më tepër se kaq. Në kuptimin që, janë qartësuar gjërat rreth kësaj”, tha Kraja në një intervistë për RTK-në.

Për krahasimin mes “Ballkanit të Hapur” dhe Procesit të Berlinit, Kraja tha se mes këtyre të dyjave ka një dallim esencial i cili nuk është thënë deri tash. Ai foli edhe për idenë, që ai konsideron se e kanë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vetëm një gjë dua ta them, dhe kjo s’po thuhet. Ku dallon Ballkani i Hapur me Procesin e Berlinit? Ka një dallim esencial, të cilin duhet ta them. Në Procesin e Berlinit është paraparë që njëherë të përfshihen të gjashtë shtetet. Ballkani i Hapur nënkupton ‘ne jemi kryesorët, ju ejani bashkangjituni’”, tha Kraja. “Kjo është ideja e Ramës dhe Vuçiqit. Edhe Zaevit, por Zaevi është i parëndësishëm sepse prej sot s’është më as kryeministër. Pra, Ballkani i Hapur në këtë drejtim ka një ndryshim esencial me Procesin e Berlinit në trajtimin e barabartë, veçmas të Kosovës në këtë kuadër. Po të ishte Ballkani i Hapur sikurse Procesi i Berlinit, atëherë do të mblidheshin të gjashtë shtetet… Këtu është diferenca e saj”.

Ramën e përshkruan si tip mediatik që krijon situata të favorshme për veten me një “dhelpëri të përsosur”, por Kraja thekson se bashkëpunimi i tij me Vuçiqin do ta degradojë tregun e Shqipërisë.

“Ajo që do të prodhojë efekte negative do të jetë tregu i Shqipërisë që do të hapet ndaj prodhimeve të Serbisë, dhe prodhimeve pa doganë. Kjo do t’i bëjë konkurrencë shumë të madhe tregut italian dhe grek, por veçmas tregut italian, me prodhime jocilësore”, tha ai.

Kraja e mori shembull krahasues miellin që tha se Shqipëria e merr nga Italia, me miellin që tani e importon nga Serbia.

“Po e marrim vetëm miellin. Mielli që importohet në Shqipëri nga Serbia ka proteina 9%. Mielli që vjen nga Italia në Shqipëri, ka proteina sipas standardit të BE-së: 12%. Asgjë s’do të ndodhë, do të fitojnë pak në çmime më të ulëta, por do ta degradojnë tregun e Shqipërisë”, u shpreh kryetari i ASHAK-ut.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë