Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kjo komunë shpall gjendje të jashtëzakonshme

06/01/2026 - 17:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kjo komunë shpall gjendje të jashtëzakonshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka njoftuar se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në këtë komunë pas vërshimeve që ndodhën sot atje.

“Që nga orët e mesnatës, Komuna jonë po përballet me një situatë të rënduar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe vërshimeve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të territorit tonë. Si Kryetar i Komunës, që nga momentet e para jam në terren bashkë me ekipet emergjente të shpëtimit, strukturat komunale, zjarrfikësit dhe Policinë e Kosovës, duke monitoruar nga afër situatën dhe duke koordinuar veprimet për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve”, ka deklaruar ai.

Kastrati theksoi se fatkeqësisht, vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, rrugë, prona private, toka bujqësore dhe objekte të ndryshme, duke krijuar vështirësi serioze për shumë familje.

“Për këtë situatë të rëndë, shpreh keqardhjen time më të thellë dhe solidaritetin e plotë me të gjithë qytetarët e prekur. Dua të falënderoj të gjitha ekipet emergjente, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe vullnetarët, të cilët pa u lodhur, në kushte të vështira dhe me përkushtim të lartë profesional, janë duke punuar pa ndërprerë për menaxhimin e situatës dhe ofrimin e ndihmës aty ku ka nevojë”, theksoi Kastrati.

Kreu i Malishevës, iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara, të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse dhe të bashkëpunojnë me ekipet në terren.

“Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë në gatishmëri të plotë derisa situata të stabilizohet dhe më pas do të angazhohemi maksimalisht për vlerësimin e dëmeve dhe përkrahjen e familjeve të prekura”, shtoi kreu i Malishevës.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale

Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, priten 31 kallëzime penale
25/03/2026 - 09:15

Në Pejë pritet të dorëzohen gjithsej 31 kallëzime penale ndaj mbi 200 personave, të dyshuar për falsifikim dhe manipulim të rezultateve zgjedhore për kandidatët për deputetë në zgjedhjet...

Më shumëDetails

Irani nuk heq dorë, Amerika duhet të mbyllë të gjitha bazat ushtarake në Lindjen e Mesme

Irani nuk heq dorë, Amerika duhet të mbyllë të gjitha bazat ushtarake në Lindjen e Mesme
25/03/2026 - 09:12

Mbyllja e ambasadave amerikane në Lindjen e Mesme dhe kalimi me pagesë përmes Ngushticës së Hormuzit, ishin dy nga kërkesat e Iranit pas propozimit të planit prej 15...

Më shumëDetails

Analisti: Kurti e VV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që pastaj t’ia blejnë votën me nga 100 euro lëmoshë

Analisti: Kurti e VV-ja e dëshirojnë qytetarin sa më të varfër, që pastaj t’ia blejnë votën me nga 100 euro lëmoshë
25/03/2026 - 09:00

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos reagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës he çmimeve tjera. Ai ka vlerësuar se çdo ditë po...

Më shumëDetails

Me emblemë policie në krah dhe elektroshok në xhep, arrestohet në Mitrovicë të Veriut (EMRI)

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
25/03/2026 - 08:42

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi është kapur duke u paraqitur me elemente të uniformës policore dhe duke poseduar mjet të ndaluar. Siç mëson ekskluzivisht...

Më shumëDetails

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë
25/03/2026 - 08:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka deklaruar se një rikthim i mundshëm në zgjedhje të reja parlamentare nuk do të jetë përgjegjësi e partisë së...

Më shumëDetails

Muhaxheri konfirmon: Vjosa Osmani bartëse e listës së LDK-së

“Kanë mbetur edhe pak ditë”, Osmani për mandatarin e Vetëvendosjes!
25/03/2026 - 08:03

Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar se, sipas burimeve të tij, vendimi për përfaqësimin e Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë