Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinaku paralajmëron Kurtin se “do të ketë probleme çdo ditë” nëse veteranët hiqen nga Ligji i Pagave

05/12/2022 - 13:38
në Kryesore, Lajme
A A
Klinaku paralajmëron Kurtin se “do të ketë probleme çdo ditë” nëse veteranët hiqen nga Ligji i Pagave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta në oborrin e Kuvendit të Kosovës, nëse do të dalë për lexim të dytë projektligji që i heq veteranët nga paga minimale.

Klinaku ka thënë se degët e kësaj organizate janë informuar dhe se në momentin kur do të sillet në seancë për lexim të dytë, do të thirret protestë.

Klinaku ka thënë se nëse i njëjti projektligj kalon, do të ketë probleme të mëdha Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti.

“Ne vetëm jemi duke u përgatit, ne që nga atëherë e kemi thënë se qëndrimi jonë vazhdon të jetë i palëkundur dhe kemi thënë se do të dalim prapë në protestë dhe jemi duke u përgatitur. I kam njoftuar degët që të aktivizohen, sepse ne do të jemi në oborr të Kuvendit të Kosovës për ta kundërshtuar një shkelje që këta po ia bëjnë veteranëve të luftës. Edhe nëse kalon, do të ketë probleme Qeveria për çdo ditë, nuk do ta lëmë rehat që të punojë. Përderisa shkel ligje, kjo Qeveri nuk meriton që të jetë e tillë por duhet të shkojë në shtëpi”, tha Klinaku.

Kreu i veteranëve ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka qëndrim ndryshe nga paraardhësit e tij.

Sipas Klinakut, shefi i Qeverisë nuk po i ndihmon veteranët as me mjete për rehabilitim.

“Ne që nga zgjedhja si kryeministër, kemi kërkuar që të takohemi me të që t’ia urojmë detyrën dhe kemi prit disa muaj, ne jemi takuar dy herë por për kurrfarë rezultati sepse nuk janë duke u interesuar që të bëhet zgjidhje për veteranët e luftës, dhe po ashtu prej se ka ardh në pushtet, si OVL e UÇK, asnjëherë nuk na ka ndihmuar fare, sikurse që na kanë ndihmuar Qeveritë e kaluara, por nuk u ka ndihmuar as veteranëve të luftës, sepse edhe rehabilitimi që i kemi dërguar veteranët në Banjë, kjo Qeveri nuk e ka miratuar asnjëherë një veteran për rehabilitim edhe pse është paraparë me ligj”, u shpreh Klinaku.

Ndërsa për deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati se do të ketë ligj të ri për veteranët, Klinaku i quan mashtrime dhe fushatë elektorale.

Sipas Klinakut, një ligj i tillë nuk mund të bëhet, përderisa dosjet dhe dokumentacionet gjenden në Gjykatën Themelore.

“Këta po bëjnë fushatë elektorale, janë duke e përgatitur opinionin për të dalë në lexim të dytë që çështja e veteranëve të luftës të hiqen nga paga minimale. Qëllimi i tyre është vetëm kjo, që të përgatitet opinioni që të miratojnë ligjin që veteranët t’i largojë nga paga minimale, ashtu siç është e përcaktuar me ligj. Verifikim nuk munden me bë, flasin kot sepse lënda është në Gjykatë dhe ne i kemi dërguar ato lista që kemi dyshuar se ka fryrje të listave, dhe përderisa është një proces gjyqësor, ata vetëm po e mashtrojnë publikun se nuk guxojnë me prek. Si mund të bëhet verifikim i veteranëve të luftës kur asnjë dosje nuk është në zyrat e tyre”, tha ai.

“Kjo çështje është kur ne kemi mbajt protestë dhe prejse e kemi dërguar shkresën, për neve nuk na pengon dhe nuk jemi duke e kundërshtuar çfarëdo ligji nëse bëhet në favor të veteranëve të luftës, por qëllimin e kanë vetëm të mashtrojnë, sepse kjo çështje nuk mund të bëhet përderisa nuk ka dosje. Për kurrfarë ligji nuk bëhet fjalë, vetëm po mashtrojnë”, u shpreh tutje Klinaku./E.O

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë