Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinika e Ortopedisë mbetet me vetëm 1 anesteziolog, 3 e lëshuan punën

23/02/2023 - 08:27
në Kryesore, Lajme
A A
Klinika e Ortopedisë mbetet me vetëm 1 anesteziolog, 3 e lëshuan punën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Largimi i mjekëve dhe personelit shëndetësor nga vendet e tyre të punës, është rritur dukshëm viteve të fundit.

Avazi i ikjeve nga sektori publik në atë privat apo edhe jashtë vendit po vazhdon.

Mungesë në masë të theksuar po vërehet në fushën e anesteziologjisë.

Si pasojë e kësaj mungese ka rrezik se disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mund të mbesin pa staf adekuat.

Njëra, ndër to është edhe ajo e Ortopedisë.

Kjo klinikë do të mbetet vetëm me një anesteziolog.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online edhe drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica.

Ai tha se njëri anesteziolog del në pension, nga dy sa janë.

“Pesë anesteziologë kanë qenë, tre e kanë lëshuar punën, dy janë mbetur. Njëri prej tyre, Agron Balaj, në tetor do të dalë në pension. Po mbesim vetëm me një, inshallah bëhet ndonjë gjë, ndoshta këta të rinjtë i qesin më shpejtë, diçka bëhet”, tha Jashanica

Jashanica thotë se kanë bërë kërkesë vazhdimisht, por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Po qysh nuk kemi bërë kërkesë. E kemi dërguar në drejtori, nuk kanë kthyer përgjigje as hiç”, thotë ai.

Për këtë, sipas tij janë fajtor edhe menaxhmenti i kaluar.

Drejtori Jashanica thotë se edhe për një vit nuk e dinë se si do t’ia bëjnë me këtë numër të vogël të anesteziologëve.

“Edhe një vit kemi problem, se di çka bëjmë”, tha ai

Spahija: Vitin e kaluar e kanë lënë punën 10 anesteziolog

Ndërsa, vetëm në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë 45 anesteziologë.

Në vitin e kaluar, e kanë lënë vendin e punës 10 të tillë.

Edhe ata që janë pranuar vitin e kaluar, dy prej tyre e kanë lënë vendin e punës.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigje për Front Online, drejtori i kësaj Klinike, Gazmend Spahija.

“Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë prezent 45 anesteziologë. Në vitin 2022 kontratën me QKUK-në e kanë ndërprerë 10 anesteziologë, fatmirësisht dy muajt e parë të vitit 2023 nuk kemi kërkesa për ndërprerje të kontratës. Nga 4 anesteziolog të rinj të pranuar në vitin 2022, 2 e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në, për momentin kemi 33 specializantë të cilët sapo kanë filluar vitin e tretë të specializimit”, shprehet ai

Drejtori i Anesteziologjisë: Listat e pritjes do të shtohen, shkak mungesa e anesteziologëve

Me këtë mungesë, edhe pritjet e pacientëve po zgjaten, thotë Spahija.

“Me siguri që lista e pritjes së pacientëve do të shtohet edhe për shkak të mungesës së anesteziologëve. Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv mundohet të sigurojë në mënyrë proporcionale anesteziologë për 40 njësi punuese (34 salla operative, 6 njësi ambulantore dhe 4 njësi me shërbim emergjent 24 orësh), varësisht nga numri i anesteziologëve prezent”, thuhet në përgjigjen e Spahiut për Front Online.

Fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2023 hiç më pak se 35 mantelbardhë e kanë braktisur Kosovën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë