Kameramani i njohur Sylejman Kllokoqi, ka thënë se e ka të vështirë ta besojë se miku i tij Belul Beqaj, i cili vdiq sot në moshën 65-vjeçare.
Kllokoqi tha se Beqaj ishte njeri i drejt dhe profesionist, ashtu që se kishte njohur askend deri më tani.
Ai theksoi se miku i tij, profesori universitar dhe analisti politik Belul Beqaj, jetoj ndershëm dhe shkoj me kokën lartë nga kjo botë.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi tronditës për vdekjen e Mikut tim të Madh Behlul Beqaj, me të cilin kam një jetë njohje dhe miqësie. E kam fort të zorshme te kapërdij faktin se Luli ynë nuk do të jetë më me ne, me sinqeritetin, vullnetin dhe temperamentin e tij. Ne jetë time nuk kam njohur njeri me të hapur më profesionist dhe me të drejt se Lulin. Ai nuk ka bërë asnjeherë kompromis me të vertetat dhe bindjet e tij. Jetoj ndershem dhe me kokën lart shkoj nga kjo botë. Ngushëllimet me të thella Familjes, të afërmeve dhe miqve të përbashkët! Jemi krenar që patēm një mik si Lulin dhe kujtimin për tē do ta ruajmë gjithmonë !” – tha Kllokoqi.












