Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KMDLNj: Vendosja e kamerave në Prishtinë, në kundërshtim me të drejtat e njeriut

12/01/2024 - 12:27
në Lajme
A A
KMDLNj: Vendosja e kamerave në Prishtinë, në kundërshtim me të drejtat e njeriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një komunikate për media ka thënë se vendosja e kamerave në Prishtinë është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut.

Në komunikatën e këtij këshilli thuhet se vendosja e kamerave të sigurisë e sidomos këto me inteligjencë artificiale është e ndaluar në shumë vende, siç thuhet aty, shkaku i mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave biometrike që i përpunojnë këto kamera.

“Përshkrimi dhe shpjegimi arsyetojnë vendosjen e kamerave sikur ato të mos shkelnin në mënyrë flagrante të drejtën për privatësi, si e drejtë elementare e njeriut. KMDLNj e rikujton publikun se pikërisht kjo organizatë ka propozuar të vendosen kamerat në perimetrin e kontejnerëve për mbeturina për të identifikuar qytetarët e papërgjegjshëm që hudhin mbeturina jashtë kontejnerëve”.

“Vendosja e kamerave të sigurisë e sidomos këto me inteligjencë artificiale është e ndaluar në shumë vende shkaku i mundësisë së keqpërdorimit të të dhënave biometrike që i përpunojnë këto kamera. Pastaj, sipas legjislacionit në fuqi, vëzhgimi me anë të kamerave edhe për rastet më të rënda kriminale nuk mund të bëhet pa lejen e organeve ligjzbatuese dhe se ajo trajtohet si rast e jo si tërësi. Në rastin e vendosjes së kamerave në kryeqytet po mendohet që vëzhgimi të jetë i përhershëm, 24 orë dhe këtu do të përfshihen të gjithë qytetarët që janë brenda perimetrit që mbulohen nga kamerat pavarësisht nëse janë të dyshuar apo jo”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj ka thënë se kundërshton fuqishëm vendosjen e kamerave me inteligjencë të fuqishme artificiale sepse, siç thuhet në komunikatë, nuk është paraparë me legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë brutale krijon kushte për shkelje të privatësisë.

Kamerat për vëzhgim, sipas KMDLNj-së mund të vendosen vetëm në hapësira ku ekziston dyshimi i bazuar për vepra penale dhe me leje të organeve ligjzbatuese apo në hapësira ku pritshmëritë për shkelje të privatësisë janë të vogla.

“Sipas ligjeve në fuqi, vetura llogaritet si shtëpi e dytë dhe për vëzhgimin e saj duhet leje e veçantë e organeve ligjzbatuese ndërsa kamerat vëzhgojnë pa asnjë leje duke shkelur rëndë privatësinë e mbrojtur me ligj. Se ky vëzhgim do të realizohet vetëm nga Policia e Kosovës nuk paraqet asnjë siguri për ruajtje të privatësisë dhe respektim të drejtave të njeriut për faktin se asnjë bastisje apo arrestim të personave që konsiderohen si persona publikë, pavarësisht kohës dhe kushteve nuk bëhet pa praninë e mediave që nënkupton se informatat rrjedhin nga Policia”.

“Vëzhgimi i paautorizuar ndikon ne rezultatin e hetimeve, në vendimmarrje gjyqësore dhe në mënyrë të pakundërshtueshme e shkelë parimin e prezumimit të pafajësisë. Ky vëzhgim i cili nuk ka monitorim efektiv krijon kushte për shkelje të rënda të privatësisë dhe të drejtave të njeriut përmes kontrollit të familjes, si në vende publike ashtu edhe në ato private. Gjithashtu, AIP, pavarësisht kohës që vepron (sot apo në të ardhmën) nuk mund të ofrojë asnjë siguri për ruajtje të privatësisë për faktin se kryesisht emërohet nga politika dhe është nën ndikimin politik”, thuhet tutje në komunikatën e KMDLNj-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë