Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

09/01/2026 - 11:20
në Lajme
A A
Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

PDK në Fushë Kosovë është ndarë përfundimisht në dy pjesë. Ndërsa grupi i Rrahim Tërnavës ka zyrtarizuar koalicionin me Vetëvendosjen duke marrë tri drejtori, krahu i Bashkim Mustafës ka shpërthyer në akuza, duke i quajtur partnerët e rinj të VV-së si “profiterë që nuk përfaqësojnë askënd”.

Gjithçka nisi pas raportimeve se PDK ka arritur marrëveshje me LVV-në për të marrë tri drejtori në Komunën e Fushë Kosovës. Megjithatë, kjo lëvizje nuk ka gjetur përkrahjen e të gjithë strukturës, duke nxjerrë në dritë një ndarje që duket se ka rrënjë të thella.

Bashkim Mustafa ka reaguar ashpër ndaj grupit të Tërnavës, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të logos së PDK-së.

Sipas tij, individët që po emërohen në drejtori nuk përfaqësojnë PDK-në, por vetëm interesat e tyre materiale dhe financiare.

“PDK në Fushë Kosovë demanton raportimet për koalicion me Vetëvendosjen: profiterët politikë nuk na përfaqësojnë. Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Fushë Kosovë, demanton kategorikisht çdo pretendim apo spekulim se individë të caktuar janë emëruar apo do të emërohen në pozita komunale në emër të PDK-së”, thuhet në reagimin e Mustafës.

“Dega distancohet qartë nga çdo afërsi me LVV-në dhe përfaqësuesit e saj, të cilët kanë keqpërdorur paranë publike”, thuhet më tej në reagim, ku personat e emëruar etiketohen si “jokredibilë”.

Grupi i Rrahim Tërnavës: U çliruam nga ‘nëndega e LDK-së’

Kundërpërgjigjja nga krahu tjetër ka qenë edhe më brutale. Grupi i Tërnavës ka lëshuar një deklaratë ku i akuzon kundërshtarët e tyre brenda partisë si “shërbëtorë të LDK-së” për 24 vite me radhë.

“Nëndega e LDK-së”: Sipas tyre, Mustafa dhe grupi i tij kanë vepruar si “nëndegë” e LDK-së brenda PDK-së, duke marrë grante dhe punësuar familjarë në këmbim të sabotimit të PDK-së në zgjedhje.

Ata përmendin vitet 2013, 2017, 2021 dhe 2025 si momente kur ky grup, sipas tyre, e ka dëmtuar qëllimisht partinë për interesa klanore.

Ky krah insiston se marrëveshja e re është në shërbim të qytetarëve dhe se “profiterët e vërtetë” janë ata që deri dje kanë bashkëpunuar me LDK-në.

Gazeta Insajderi ka raportuar mbrëmë se, sipas burimeve brenda komunës, marrëveshja tashmë është zyrtarizuar dhe PDK-ja pritet të marrë drejtimin e tri dikastereve të rëndësishme në qeverisjen e Prebezës.

Burimet e Insajderit konfirmojnë se emrat e përzgjedhur janë figura të njohura të skenës politike lokale.

Mirsad Qyqalla, ish-asamblist i PDK-së në mandatin e kaluar, do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Pranvera Merovci është caktuar në krye të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, ndërsa Artan Hajrullahu do të marrë drejtimin e Drejtorisë së Gjeodezisë.

Të njëjtit tashmë kanë filluar sot punën në pozitat e tyre përkatëse.

Sidoqofë jo situatë ka krijuar një konfuzion total për elektoratin. Të dyja palët pretendojnë se flasin në emër të “Degës së PDK-së”, ndërkohë që qendra në Prishtinë ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar se cilin grup e njeh si legjitim.

Përderisa LVV pritet të qeverisë me “një pjesë” të PDK-së, pjesa tjetër premton opozitë të ashpër, duke e çuar degën drejt një ndarjeje që mund të jetë e pakthyeshme.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë