Fehmi Kupina i LDK-së u zgjodh kryetar i Asamblesë në Prishtinë, të mërkurën.
Ai u emërua në këtë pozitë tek pas rundit të tretë, shkruan “Front Online”.
Në këtë rund, ndryshe prej dy të parëve, kërkohej vetëm shumica e thjeshtë.
14 nga 25 votat që i duheshin ia siguroi partia e tij. Hisja tjetër u përmbush nga partitë e tjera, PDK-ja, që përfaqësohet me 9 asamblistë, Nisma dhe Lëvizja për Bashkim me nga një.
Ky koalicion i zyrtarizuar gjatë së mërkurës mund të zgjerohet akoma.
Sami Boroci, këshilltar komunal nga AKR, nuk e përjashton mundësinë që subjekti i tij të arrijë ujdi me qeverisjen aktuale.
Blloku i ri qeverisës, ky thotë se është nevojli për ta.
“Ky koalicion është i pamjaftueshëm për me kriju shumicë. I mbetet nëse don me kriju shumicë me kriju edhe partnerë tjerë. Aktualisht shumicën e ka opozita. Pra 26 këshilltarë”, u shpreh Boroci për “Front Online”.
Ky thotë se nuk do të qesin kushte.
“Ne nuk shantazhojmë”, u shpreh Boroci.
Zyrtarizimi i koalicionit LDK-PDK, për LVV-në lokale në Prishtinë nuk ishte befasi.
Mirsad Vitia nga ky subjeket thotë se bashkëpunimi fillet i ka më moti.
“Bashkëpunimin e kemi parë edhe gjatë fushatës. Bashkimi i tyre e ka përmbys rezultatin e rundit të parë të VV-së në balotazh”, vlerësoi ai për “Front Online”.
Ky nuk u lëshua në deklarata kur u pyet se çka pret nga pushteti në Prishtinë.
“Të ia lëmë kohës”, theksoi ai.












