Avokati Arianit Koci ka uruar fitore Albin Kurtit dhe ka theksuar se përgjegjësia tani bie plotësisht mbi kryeministrin.
Sipas tij, pas 20 viteve të keq-qeverisjes dhe 6 viteve të qeverisjes së Kurtit në veri, qytetarët presin rezultate konkrete: ekonomi më të fortë, pensione dhe paga më dinjitetshme, shërbim shëndetësor funksional dhe zgjidhje për problemet bazike.
Koci thekson se Kurti duhet të rrisë ekipin me profesionistë të ndershëm dhe ekspertë apolitikë, pasi vetëm me ekip të fortë mund të realizohen programet qeverisëse.
Ai shton se kritika e opozitës dhe bashkëpunimi mes institucioneve janë thelbësore për përparimin e vendit.












