Avokati kosovar, Arianit Koci ka thënë se loja që po bëhet me Kosovën për viza lidhet me përfaqësuesin e lartë të BE’së për politikë të jashtme, Joseph Borrell dhe emisarin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se Borrell dhe Lajcak e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë.
“Spanja dhe Sllovakia nuk e kanë njohur Kosovën. Spanja sot e ka bllokuar liberalizimin e vizave. Spanjolli Josep Borell dhe sllovaki Miroslav Lajčák, në një mënyrë e kanë fatin e Kosovës në duar, sa i përket negociatave me Serbinë. Prandaj, asnjëri prej tyre nuk kanë kredibilitet të qëndrojnë në postet e tyre, në raport me Kosovën“.
Njoftimi i plotë:













