Avokati, Arianit Koci, ka reaguar pasi SHBA-të kanë futur në Listën e Zezë, Aleksandër Vulinin, shef i BIA-s serbe.
Koci thotë se një veprim i tillë tregon se Shtetët e Bashkuara të Amerikës seriozisht po merren me Serbinë si destabilizuese e rajonit.
“Pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kjo është goditja më e madhe që e ka përjetuar Serbia, nga Amerika” shkruan Koci në reagimin e tij.
Ai në fund potencon se këtë moment duhet ta shfrytëzojë Kosova.
Reagimi i plotë:












