Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kohë të rënda për bujqit kosovarë: Do të paguajnë tatim deri 300 euro për hektar tokë

31/10/2024 - 14:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kohë të rënda për bujqit kosovarë: Do të paguajnë tatim deri 300 euro për hektar tokë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përveç “gajles” për mbjelljen e korrjen e tokave, Qeveria Kurti ka vendosur të ua bëjë jetën më të vështirë bujqve. Tani bujqve të Kosovës do t’i preket edhe kuleta. Nga ky vit do të paguajnë tatim për tokën bujqësore në bazë të Ligjit për Tatim në Pronën e Paluajtshme. Vendimi që ishte ndryshuar nga Qeveria e Kosovës, saktësisht nga ministri i Financave, Hekuran Murati në vitin 2023 tani obligon bujqit të paguajnë deri në 300 euro për hektar tokë. Por, kjo nuk vlen edhe për banorët në komunat veriore, shkruan Periskopi.

Vendimin e ka kritikuar edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi i cili tha se me këtë vendim do të ngarkohen bujqit, ndërsa faktin se ky ligj nuk do të zbatohet në komunat veriore e quajit të “çuditshëm”.

“Tash të gjitha parcelat do të tatohen dhe kjo është bërë pa konsultë. Normal që do jetë ngarkesë shtesë për bujqit. Çka është e çuditshme, ky ligj do të zbatohet për të gjitha komunat, përveç në komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës. Ligjet duhet të zbatohen në tërë teritorin e Republikës së Kosovës e jo të zbatohet në mënyrë parciale. Normal që kjo do jetë edhe një barrë e re për bujqit kosovar”, tha Ibrahimi.

Se çmimi i tatimit në pronë është i lartë për fermerët kosovarë e ka pohuar edhe profesori i Bujqësisë, Imer Rusinovci. Ai në një proncim për Periskopin tha se kjo nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm bujqësor.

“Çështja e tatimit në pronë mendoj se është obligative dhe e bëjnë të gjitha vendet, por a është e lartë kjo është dilema që ndoshta nuk është dashtë me shku më stopa të larta për fermerët që sot e janë të dekurajuar dhe të demotivuar. Do të thotë, nëse ata stimulohen për shumë prodhime bujqësore duke filluar prej kulturave strategjike prej grurit deri te prodhimet intensive, atëherë edhe tatimi në pronë është dashtë të ruhet si kriter. si rregull. Por konsideroj që janë pak të larta për fermerët të cilët në një shoqeri është dashtë dhe duhet të jenë shtresa më e respektuar sepse qëllimi I tyre është gjithnjë human, të prodhohet ushqimi. Normat e larta të tatimit në pronë për momentin nuk garantojnë zhvillim të qëndrueshëm bujqësor dhe për pasojë disa nga fermerët mund të dekurajohen dhe të demotivohen. Ndoshta është dashtë një përshkallzim duke filluar nga normat e ulta dhe krahas rritjes së trendit të tyre të brutoprodhimit vendor të shtohen ato në të ardhmen sepse mendoj se është e lartë”, tha Rusinovci për Periskopin.

Ndërsa për pjesën e komunave veriore që nuk janë obliguar ta paguajnë tatimin në pronë, Rusinovci tha se është çështje politike.

“Çështja e pjesës veriore është cështje politike, mendoj që nuk është e drejtë, por është thjeshtë problem i karakterit të natyrës politike”, u shpreh ai.

E kryetari i Federatës së Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri nuk e konsiderojë problem këtë, duke thënë se s’ka ankesa as nga bujqit. Tahiri i cili njihet si një përkrahës i Vetëvendosjes u shpreh se “tatimi duhet të paguhet dhe federata e mbështetë këtë”.

“Bujqit janë të gjithë të pajtimit me pagu tatimin në pronë sepse gjithëherë është paguar, mirëpo pas luftës për shkak të rrethanave dhe dëmeve nga lufta ka pas tolerancë në këtë aspekt tash është momenti që bujqit me pagu tatimin. Ne si sindikatë ende nuk kemi marr ndonjë konfirmim se cilat janë kriteret, prandaj po presim edhe pse disa bujqëve iu kanë shku faturat nuk ka ankesa. Përndryshe të tjerët të gjithë nuk kanë vërejtje. Më të thënë të drejtën një pjesë e madhe bujqëve nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike, nuk kanë përfitimi të mëdha prej prodhimtarisë bujqësore ndoshta edhe kjo që I shtohet I ngarkon, mirëpo pa marr parasysh tartimi duhet me u pagu. Ne si federatë e kemi mbështetë dhe vërjetje kemi që nuk kemi informacione për kriteret, sa kushton 1 hekar I klasës së parë, dytë”, tha ai

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: Nuk mundem t’i komentoj urat, le të hetohet
Lajme

Krasniqi: Nuk mundem t’i komentoj urat, le të hetohet

11/07/2025 - 11:42
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: Koha për arrestime – keqpërdorime financiare për katër vjet në Qeverinë Kurti

11/07/2025 - 11:39
Tahiri: Hera e 45’të që Dehari është duke e shkel Kushtetutën
Lajme

Tahiri: Hera e 45’të që Dehari është duke e shkel Kushtetutën

11/07/2025 - 11:36
Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”
Kryesore

Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”

11/07/2025 - 11:35
“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës
Lajme

“Rrezikojmë të mbesim pa paga”, gazetarja e RTK-së pyet pse s’po lëviz VV drejt kompromisit, Abrashi: Po e adaptoni narrativën e opozitës

11/07/2025 - 11:25
Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda
Lajme

Një prej nervave kryesor që gjendet në qafë, mjeku kosovar: Nëse shtypet, vdekja mund të ndodh edhe për pak sekonda

11/07/2025 - 11:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Therrja me thikë në Mitrovicë, Zahiti: Njësitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë