Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kolona disa kilometërshe në Merdare shkaku i kontrollit të shtuar, disa shoferë në pritje nga e premtja

14/10/2024 - 22:38
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Kolona disa kilometërshe në Merdare shkaku i kontrollit të shtuar, disa shoferë në pritje nga e premtja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kolonë e gjatë prej disa kilometrash është krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdare, në territorin e Serbisë. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrolleve shtesë që po aplikon Dogana e Kosovës nga java e kaluar për produktet me origjinë nga Serbia. Disa shoferë të kamionëve thanë se po presin në kolonë që nga e premtja.

Në një kolonë prej disa kilometërshe më shumë se 100 transportues po presin prej disa ditësh në Merdare, në pjesën e Serbisë. Kolona është krijuar për shkak të kontrollit të shtuar që po zbaton Kosova për importin e mallrave nga Serbia.

Shoferët e kamionëve janë të pakënaqur për shkak të pritjeve të gjata.

“Që nga e premtja jam këtu, nuk kam lëvizur as edhe një milimetër. Ky është një maltretim i pastër i njerëzve, po zgjat pafundësisht. Ky është vështirësim më i madh i punës dhe humbje nervish. Nëse vazhdon kështu, nuk ka më punë”, thotë për Radio Evropa e Lirë, Radoslav Tanaskoviq, transportues.

“Këtu jam duke pritur nga e premtja, nga ora 18:00 e mbrëmjes. Jam nga Ferizaj. Ngarkesën e kam bërë të premten. Ja duke pritur. Katastrofë. Qe katër ditë jam tu pritë këtu. Qeveria jonë nuk lejon. Ka lejuar vetëm një doganë këtu. Ka tjera dogana, por nuk na lejon të shkojmë tjetërkund vetëm këtu”, thotë Sadri Selimi, poashtu transportues.

Dogana ka konfirmuar se në Merdare në ditë futen mesatarisht 8 maune me mallra serbe.

Aktualisht, mallrat serbe lejohen të hyjnë vetëm në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pikat tjera happen pasi të sigurohen skanerë. Skanerët shihen si zgjidhje për të mos hyrë në Kosovë gjëra që mund të cënojnë sigurinë.

Qeveria hoqi masën e ndalimit të importit të produkteve serbe më 6 tetor. Mallrat serbe nuk janë lejuar nga 15 qershori i vitit 2023 pasi qeveria ndaloi importin për arsye sigurie.

Kosovës iu kërkuar vazhdimisht largimi i masës. BE’ja, SHBA’ja dhe Gjermania ishin më kritiket.

Gjermania tha se masa e ndalimit dëmtonte Procesin e Berlinit si dhe CEFTA’n. Qeveria hoqi ndalesën vetëm një jave para 14 tetorit, kur u mbajtë takimi i 10’të i Procesit të Berlinit.

JU REKOMANDOJMË

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim
05/11/2026 - 19:05

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë....

Më shumëDetails

Dy javë nga kthimi i Ligjit për Specialen, Gucati kritikon vonesat: Nuk e dimë a do të votohet

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike
05/11/2026 - 18:55

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka shprehur pakënaqësi me ritmin e punës për rishqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e...

Më shumëDetails

Banka “Raiffeisen” konfirmojnë rastin me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet

Banka “Raiffeisen” konfirmojnë rastin me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet
05/11/2026 - 18:44

Banka “Raiffeisen” konfirmojnë rastin me Përparim Ramën: Kemi hetuar e marrë veprime, kemi njoftuar edhe autoritetet Banka “Raiffeisen” në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur lidhur me...

Më shumëDetails

Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë
05/11/2026 - 18:33

Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit si president, Bekim Çollaku, ka zbuluar për herë të parë në emisionin FRONTAL të T7 për marrëveshjen që kishin bërë me Gjykatën...

Më shumëDetails

Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës

IPK rekomandon suspendimin e policit të trafikut në Prishtinë, po hetohet për ndihmë për kryerjen e veprës penale
05/11/2026 - 18:26

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të Drejtorit të prokurimit të Policisë së Kosovës. Në njoftim...

Më shumëDetails

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike

Lind foshnja e parë me IVF në sektorin publik, QKUK e quan arritje historike
05/11/2026 - 17:59

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar për një arritje të rëndësishme në shëndetësinë publike, pasi sot në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është realizuar lindja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë