Ndonëse këto ditë kolona të gjata zakonisht kanë qenë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, kolona kilometërshe ka qenë sot edhe për qytetarët të cilët nga Shqipëria kanë hyrë në Kosovë.
Qytetarët kanë dërguar pamje nga kolona për të cilët thonë se është pesë kilometra, e sipas tyre pritjet janë më shumë se 30 minuta.
Poashtu, lexuesit kanë shprehur pakënqësi rreth asaj që po ndodhë për shkak edhe temperaturave të larta që po mbizotërojnë.












