Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandant Bashkim Jashari viziton Shqipërinë në Ditën e Vizitorëve të Shquar me rastin e përmbylljes së “Defender Europe 25”

09/06/2025 - 15:36
në Kryesore, Lajme
A A
Komandant Bashkim Jashari viziton Shqipërinë në Ditën e Vizitorëve të Shquar me rastin e përmbylljes së “Defender Europe 25”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Shqipëri, me rastin e përmbylljes së Ushtrimit Fushor “Defender Europe 25”.

Gjatë vizitës, Jashari u prit nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji, i cili e njoftoi për zhvillimet e ushtrimit dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH) dhe njësive të FSK-së të angazhuara në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes.

Në kuadër të kësaj vizite, Komandanti Jashari vizitoi kontingjentin e FSK-së të angazhuar në Shqipëri, i përbërë nga Togu i Mortajave, vlerësuesit dhe oficerët shtabor. Ai u njoh nga afër me zhvillimet e aktiviteteve të përbashkëta dhe arritjet gjatë këtij ushtrimi ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë

Me rastin e përmbylljes të Ushtrimit Fushor (UF) “Defender Europe 25” Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (DV Day) në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, Gjeneral Jashari u prit nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) Gjenerallejtnant Arben Kingji, i cili e njoftoi për rrjedhën e ushtrimit dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet FARSH dhe njësive të FSK të angazhuar në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes (MNB-E).

Gjatë kësaj vizite, GLT Jashari gjithashtu vizitoi trupat e kontingjentin të FSK të angazhuar në Republikën e Shqipërisë, i përbërë nga Togu i mortajave, vlerësuesit dhe oficerët shtabor në kuadër të komandës së brigadës, ku u njoh nga afër me zhvillimet e aktiviteteve të përbashkëta dhe arritjet gjatë këtij ushtrimi. Ai përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre gjatë kësaj kohe, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në një ushtrim të nivelit të DE25, si dhe ngritjen e aftësive të njësive të FSK që të operojnë në një mjedis shumëkombësh operacional.

Sipas agjendës, personalitetet e larta kanë ndjekur demonstrimin e aktiviteteve të planifikuara në poligonin trajnues të Biza. Forcat e FARSH, Ushtrise Amerikane, FSK, Maqedoni e Veriut dhe Kroaci të angazhuara në këtë ushtrim shfaqën një performancë të dalluar gjatë ekzekutimit të aktiviteteve të planifikuara, të cilat kanë përfshirë edhe qitjen me mortaja nga Togu i mortajave te KFT-së.

Dislokimi i njësive të FSK-së në brigada të ndryshme të rajonit në ushtrime fushore të këtij niveli, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ndërveprueshmërisë me aleatët dhe partnerët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve operacionale të FSK-së të operojë në mjedise shumëkombëshe.

JU REKOMANDOJMË

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë
06/07/2026 - 17:12

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit 3 në negociatat...

Më shumëDetails

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”
06/07/2026 - 16:57

Prokuroria Speciale javën e kaluar ka goditur një rrjet të madh të dyshuar për kontrabandë, shmangie tatimi dhe krim të organizuar. Nga ky aksion i madh janë arrestuar...

Më shumëDetails

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty

Ramosaj shpërthen pas inspektimeve në “Vita”: Skenarë të poshtër, s’ka çka lypë këshilltari aty
06/07/2026 - 16:32

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar institucionet pas inspektimeve të kryera një ditë më parë në qumështoren “Vita”, duke i cilësuar veprimet e tyre si të papranueshme.Ramosaj...

Më shumëDetails

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve

Isufaj: Së shpejti finalizohen hetimet për rastin e Jasharajve
06/07/2026 - 16:12

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se hetimet për rastin e sulmit ndaj familjes Jasharaj nga Prekazi më 1998, pritet të përfundojnë së shpejti. Në një konferencë...

Më shumëDetails

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij
06/07/2026 - 16:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se sot zhvilluan disa takime në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa shtoi se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit...

Më shumëDetails

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin
06/07/2026 - 15:48

Aktivisti i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Qeverisë, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët sot para Ministrisë së Bujqësisë zbrazën qumësht...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë