Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur “turist” ish-komandantin e Zonës Operative Llapi, Rrustem Mustafën. Ky i fundit ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook, shkruan Insajderi.
Mustafa në mënyrë të tërthorët e ka thumbuar Haradinaj, ai ka thënë “…atë që e bën njeriu për pak vëmendje, nuk e bënë dot asnjëra nga gjallesat për mbijetesë”.










