Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i KFOR-it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdolloj kërcënimi

06/12/2023 - 08:29
në Kryesore, Lajme
A A
Komandanti i KFOR-it: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdolloj kërcënimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i paqeruajtësve ndërkombëtarë të KFOR-it, Ozkan Ulutas, në një intervistë ekskluzive për RTK Prime, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t`iu përgjigjur çdo lloj dhune të mundshme në Kosovë dhe për këtë tashmë ka shtuar katërfish prezencën në veri.

Ai tha se situata në veriun e vendit ka ndryshuar pas datës 24 shtator, por ritheksoi se KFOR-i mbetet reaguesi i tretë në vend, pas Policisë dhe EULEX-it.

“Pas 24 shtatorit tensionet janë rritur në rajon, pas incidentit të dhunshëm dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj të këtij viti. Për pasojë, NATO ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese”, theksoi komandanti i KFOR-it.

Ai shtoi se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës dhe trefishuar numri i patrullave në vijën kufitare administrative me Serbinë.

“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast të kundërt jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, deklaroi gjenerali Ulutas.

Tutje, ai ka folur për sigurinë në Kosovë, ku KFOR-i është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Lidhur me deklaratën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me mundësinë e përballjes me grupe të reja destabilizuese, komandanti i KFOR-it tha se është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e sigurisë, por që nuk ka dashur të spekulojë me skenarë të mundshëm, derisa shtoi se KFOR-i mbetet vigjilent dhje i gatshëm për çdo zhvillim që mund të ndikojë negativisht në mjedisin e sigurisë.

Dislokimi i trupave shtesë nga Serbia në afërsi të kufirit me Kosovën

Lidhur me këtë çështje, komandanti i KFOR-it tha se ka një komunikim të afërt me shefin serb të Mbrojtjes, duke vlerësuar se këto komunikime janë të rëndësishme për të shmangur keqkuptimet, sidomos në kohë krize dhe kur tensionet janë të larta.Nëse Serbia merr ndonjë veprim, komandanti i KFOR-it rikujtoi mandatin e tij në Kosovë e rajon.

“Jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo sfide”, deklaroi gjenerali Ulutas.

Ndërsa sa i përket pranisë së FSK-së në veri, ai tha se shkuarjen e FSK-së në veri të vendit, është çështje që është arritur me marrëveshjen e vitit 2013. Komandanti i KFOR-it tha se për këtë pikë Sekretari i Gjeneral i NATO-s ishte i qartë dhe kishte përsëritur edhe një herë se prania e FSK-së në veri duhet të bëhet me pëlqimin e KFOR-it.

Ai rikujtoi gjithashtu se NATO po shqyrton rritjen afatgjate të kontingjentit paqeruajtës në Kosovë.

“Jemi të pozicionuar në përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së në mënyrë efektive”, deklaroi shefi i KFOR-it, gjenerali Ulutas, i cili përsëriti se “ka kontakte të rregullta bashkëpunimi me komandantin e Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha”.

Në intervistën e parë dhënë medieve ai flet edhe kompetencat e KFOR-it si reagues i tretë.

Ozkan Ulutas në intervistën e parë dhënë medieve, ka folur për situatën e sigurisë në rajon, për detyrat e KFOR-it, funksionimin mes KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si çelës në ruajtjen e sigurisë.

Ai ka folur për detyrën të cilit i është ngarkuar në një situatë të tensionuar ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku ndër të tjera ka folur për angazhimin me përkushtim si komandant i KFOR-it në Kosovë, në zbatimin e përditshëm të mandatit të KFOR-it nga OKB-ja për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i, sipas tij, ka dëshmuar vazhdimisht se është në gjendje të përshtatet ndaj sfidave të ndryshme. Lidhur me detyrat e KFOR-it, gjenerali turk tha se misioni i KFOR-it është i qartë, që vepron në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë”, qartësoi ai.

Gjenerali Ulutas më tej theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar të ofrojë kornizën e sigurisë për dialogun ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës e Serbisë për të ecur përpara, sepse, sipas tij, është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë