
Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të misionit të KFOR-it, koloneli Rocco Mundo, ka vizituar Manastirin e Deçanit ku është takuar me abatin Sava Janjiq.
Siç ka njoftuar KFOR-i në Facebook, koloneli Mundo ka theksuar se KFOR-i mbetet i përkushtuar në kryerjen e misionit të tij për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. KFOR-i është përgjegjësi tretë për siguri në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it, të cilët janë përgjegjës i parë dhe i dytë për siguri në Kosovë.
Abati Sava falënderoi kolonelin Mundo dhe ushtarët e tij për përpjekjet e tyre, veçanërisht, sipas tij, “në këto kohëra të vështira”.











