Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë

27/08/2026 - 18:29
në Kryesore, Lajme
A A
Komandanti i Njësisë Speciale të KFOR-it vizitë në Mitrovicë: Përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it, koloneli Gianfranco Di Fiore, ka vizituar pjesëtarët e MSU-së që veprojnë në Mitrovicë.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës Di Fiore ka parë nga afër profesionalizmin, gatishmërinë dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve në përmbushjen e misionit të KFOR-it.

MSU-ja luan rol të rëndësishëm në aftësinë e KFOR-it për të ruajtur praninë, lëvizshmërinë dhe gatishmërinë për të reaguar ndaj zhvillimeve të sigurisë.

Pjesëtarët e kësaj njësie kontribuojnë në rritjen e vetëdijes për situatën në terren dhe në praninë e dukshme të KFOR-it, ndërsa janë të gatshëm të mbështesin misionin kudo që paraqitet nevoja.

“Si komandant i MSU-së, jam jashtëzakonisht krenar për profesionalizmin, disiplinën dhe përkushtimin që shoh te pjesëtarët tanë çdo ditë. Ata e kuptojnë përgjegjësinë që u është besuar dhe jam i bindur për gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të mbështetur misionin e KFOR-it”, ka thënë Di Fiore.

Gjatë vizitës, komandanti i MSU-së është takuar edhe me pjesëtarët e Ekipit për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) K2 të KFOR-it, duke vlerësuar angazhimin e tyre në ruajtjen e dialogut me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në terren.

KFOR-i ka theksuar se, edhe përkundër optimizimit të strukturës së pranisë së tij, përgjegjësia e misionit mbetet e njëjtë.

KFOR-i thotë se këtë mandat e zbaton në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit

Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
27/08/2026 - 19:31

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi të enjten se autoritetet e këtij vendi kanë “informacione serioze operacionale të sigurisë” se mbyllja e paralajmëruar e kapitujve në...

Më shumëDetails

Kryeministri britanik letër Kurtit: Do të avancojmë mbështetjen për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri britanik letër Kurtit: Do të avancojmë mbështetjen për Kosovën drejt NATO-s
27/08/2026 - 19:22

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën pranoi letër nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, si përgjigje në letër-urimin e dërguar me...

Më shumëDetails

Qorolli: Plani dhe strategjia më e re e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit është kapja e kryesive të organizatave të veteranëve dhe organizatave të dala nga lufta

Qorolli: Plani dhe strategjia më e re e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit është kapja e kryesive të organizatave të veteranëve dhe organizatave të dala nga lufta
27/08/2026 - 19:20

Analisti kosovar Adem Qorolli ka thënë se plani dhe strategjia më e re e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit është kapja e kryesive të organizatave të veteranëve dhe...

Më shumëDetails

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President

Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President
27/08/2026 - 19:14

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për qasjen e tij ndaj institucioneve. Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se Albin...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit

Daut Haradinaj: Duhet reagim urgjent në sektorin e qumështit, një shtet serioz i ndihmon fermerët e përpunuesit
27/08/2026 - 18:32

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të ketë një reagim urgjent sa i përket sektorit të qumështit. Sipas tij, ky sektor është një nga shtyllat...

Më shumëDetails

Kurti: Suksesi i Donjetës, sukses për sportin e Kosovës

Kurti: Suksesi i Donjetës, sukses për sportin e Kosovës
27/08/2026 - 18:23

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për suksesin e arritur në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e cilësuar fitoren e saj si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    443 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë