Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komisioni refuzon kandidaten për doktorante të Oksfordit, e punëson gruan e deputetit të VV’së në UP

17/07/2022 - 14:44
në Lajme
A A
Komisioni refuzon kandidaten për doktorante të Oksfordit, e punëson gruan e deputetit të VV’së në UP
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Yllka Syla-Uka, gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka, është punësuar si asistente (bashkëpunetore e jashtme), në Departamentin e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik.

Dy nga tre anëtarët e komisionit vlerësues kanë refuzuar kandidaten Iliriana Blakaj, e cila është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Oxfordit.

Komisioni vlerësues në këtë konkurs përbëhej nga: Profesor Tahir Latifi (kryetar), Profesor Arsim Canolli (anëtar) dhe asistenti Durim Abdullahu (anëtar). Latifi dhe Abdullahu për këtë pozitë kanë propozuar gruan e deputetit Uka, Yllka Syla-Uka, ndërsa profesori Arsim Canolli ka ndarë mendimin e tij për kandidaten Iliriana Blakaj, për çka ai ka shkruar një propozim të veçantë.

RAPORTIN E KOMISIONIT VLERËSUES MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU

Siç thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Universitetit “Komisioni vlerësues, përkatësisht dy nga tre anëtarët, Tahir Latifi dhe Durim Abdullahu, propozojnë për angazhim kandidaten Yllka Syla-Uka. Për këtë propozim, diferenca mes dy kandidateve është bërë duke u bazuar në nenin 7, pika 4.1 të rregullores 1/95, 24.06.2021, që i jep përparësi “kandidati me përvojë më të gjatë në fushën përkatëse”.

Ndërsa anëtarëi tjetër, Arsim Canolli, ndanë mendimin për kandidaten Iliriana Blakaj, për çka ai ka shkruar një propozim të veçantë”.

Por, mendimin e profesorit Tahir Latifi dhe asistentit Durim Abdullahu, e ka kundërshtuar kandidatja Iliriana Blakaj.

Në një postim në profilin e saj në Facebook, Blakaj ka dhënë një interpretim rreth nenit ku janë thirrë dy anëtarët e komisionit, për ta larguar atë nga gara.

“Rregullorja parasheh se nëse dy kandidatë janë të barabartë në plotësimin e kritereve të përgjithshme, atëherë jepen kriteret specifike për prioritizim të kandidatëve konkurues të cilat i gjejmë në paragrafin 4 të nenit 7 të kësaj Rregulloreje. Dhe një prej këtyre kritereve specifike qartëson se përparësi ka kandidatja me përvojën më të gjatë në “fushën përkatëse”.

Komisioni vlerësues dhe Këshilli e kanë interpretuar termin “fushë përkatëse” si përvojë në aktivitet mësimor, ose në dhënien e ushtrimeve, diçka që kandidatja tjetër e posedon. Por “fusha përkatëse” nuk i referohet përvojës si asistente në ushtrime, por fushës së antropologjisë. Kjo kuptohet fare lehtë nga përdorimi i termit “pozitë përkatëse” në këtë Rregullore- që i referohet pozitës së bashkëpunëtorit të jashtëm për ushtrime. Dhe në këtë rast, përvoja ime 8 vjeçare në fushën e antropologjisë, projekteve, studimeve, punës në institucione, e tejkalon përvojën e të gjithë kundërkandidatëve të mij në këtë proces”.

Kandidatja Blakaj në reagimin e saj shkruan se ka dorëzuar ankesë në adresë të Këshillit të Fakultetit Filozofik, ku thekson se një prej shkeljeve në konkurs është përfshirja një asistenti të angazhuar (Durim Abdullahu) në komision, që nuk lejohet nga Rregullorja.

“Ankesa ime i adreson edhe disa parregullësi dhe shkelje të Rregullores 1/95, gjegjësisht, “Rregullorja e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpuntorëve të jashtëm në Universitetin e Prishtinës”, për të cilat nuk do të diskutoj kësaj rradhe, sepse shpresoj, siç edhe besoj se ato shkelje duhet të adresohen. Një prej këtyre shkeljeve është përfshirja e një asistenti të angazhuar në komision, që nuk lejohet nga Rregullorja”, shkruan Blakaj në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Tutje, ajo është shprehur e habitur se si fakti që është kandidate Phd në Universitetin e Oxford-it, “fakti që kam më shumë përvojë në fushën përkatëse, fakti që kam botime, fakti që kam përvojë në asistim ligjërim në Universitetin e Oxford-it”, nuk krijon asnjë përparësi ndaj faktit që kandidatja tjetër ka qenë asistente në ushtrime në të kaluarën në UP.

Reagimi i saj i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë