Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompani tekstili dhe publiciteti fitojnë tenderin që kërkohet edhe kozmetikë – Ngriten dyshime për kontratën afro 120 mijë euro në Ferizaj

11/04/2025 - 15:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kompani tekstili dhe publiciteti fitojnë tenderin që kërkohet edhe kozmetikë – Ngriten dyshime për kontratën afro 120 mijë euro në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një tender i komunës së Ferizajt, të udhëhequr nga Agim Aliu i PDK’së, për skenografi dhe dekorim të objekteve kulturore ka ngjallur dyshime për mënyrën e ndarjes dhe përzgjedhjen e operatorëve fitues. Në listën e produkteve të kërkuara përfshihen edhe artikuj të kozmetikë e grimit, ndonëse kompanive të kontraktuara nuk iu figuron në ARBK se kanë aktivitet të tillë. Dy bizneset fituese, njëra operon kryesisht në fushën e publicitetit dhe prodhimit mediatik, ndërsa e dyta në tregtinë e tekstilit dhe veshjeve. Dyshime janë ngritur edhe nga opozita në Ferizaj.

Komuna e Ferizajit me 9 janar kishte nënshkruar një kontratë, për “Furnizim-Skenografia dhe dekorimi i objekteve Kulturore, Rinore dhe Sportive”.

Vlera e përgjithshme e këtij tenderi është 119, 549.00 euro.

Fituese janë zgjedhur dy operatorë ekonomik: LENTEX – 2 SH.P.K dhe Agon Halili B.I

“Megjithatë, ky tender ka ngritur dyshime, pasi ka paqartësi mes kërkesës së mallit që kërkohet dhe aktivitetit të dy kompanive fituese.

Në mesin e përshkrimit të artikujve që kërkohen, sa i përket Skenografisë dhe dekorimit të objekteve Kulturore, Rinore dhe Sportive, janë listuar edhe produkte të ndryshme të kozmetikës, si: Sherk, puder, maskara, lapsa për sy, buzëkuqë, kontura, etj.

Të gjitha këto janë kërkuar nga 30 copë. Si dhe ceket se grimi duhet të jetë i kualitetetit të lartë.

Insajderi ka hulumtuar dy kompanitë fituese.

Siç paraqitet në ARBK, kompania Agon Halili B.I, nuk ka ndonjë aktivitet që merret me produktet e grimit.

Aktivitet kryesor i kompanisë është “Publiciteti përmes mediave”. Ndërsa aktivitet sekondar e kanë “aktivitetet e prodhimit të filmave, videove dhe programeve televizive”.

Aktivitetet tjera lidhen me programim, e dizajn.

Poashtu sipas ARBK, kompania tjetër fituese LENTEX Sh.P.K aktivitet kryesor e ka “Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara”.

Aktiviteti sekondar i biznesit është “Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara”.

Ndërkohë aktivitetet tjera, poashtu lidhen me tekstil.

Me këtë tender, kanë reaguar edhe nga opozita në Ferizaj. Asamblistja e LDK’së, Verona Isaki ka ngrehur dyshime në përzgjedhjen e këtyre dy kompanive.

“Shumë shërbime të tjera të ngjashme, të cilat nuk kanë fare lidhje me aktivitetet me të cilat merren të dy fituesit!

Më thoni ju, si mund t’i ofrojë shërbimet e “make-up”-it, një kompani që shet materiale për fustana dhe një kompani që ofron dizajn grafik, p.sh.: ofertat e Bajramit?!

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Ferizajit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje.

Insajderi poashtu ka kontaktuar edhe me dy kompanitë fituese. Biznesi Agon Halili nuk është përgjigjur.

Ndërsa nga LENTEX SH.P.K, thanë për Insajderin se kompania e tyre i ka ofruar zgjedhjet e plota sipas kritereve dhe specifikave në tender.

“Dëshirojmë të theksojmë se projekti në fjalë ka të bëjë me realizimin e skenografisë dhe dekorimit të hapësirave kulturore, dhe në këtë kontekst, përfshin edhe furnizimin me produkte të grimit, të cilat janë të domosdoshme për përgatitjen dhe paraqitjen skenike të artistëve gjatë aktiviteteve apo shfaqjeve kulturore.

Kompania jonë ka ofruar zgjidhje të plota dhe në përputhje me specifikat teknike të kërkuara në tender. Të gjitha produktet dhe shërbimet e ofruara janë në përputhje me nevojat e projektit dhe janë pjesë e kapaciteteve tona të deklaruara dhe të dokumentuara gjatë procesit të tenderimit“.

Ata kanë theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt interesi sa i përket përzgjedhjes për këtë tender.

“Gjithashtu, theksojmë se nuk ka pasur asnjë konflikt interesi në këtë proces. Pjesëmarrja dhe përzgjedhja jonë janë bërë në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore përkatëse. Jemi gjithmonë të hapur për transparencë dhe bashkëpunim me median dhe institucionet përkatëse, dhe mbetemi në dispozicion për çdo informacion shtesë që mund të nevojitet”, thanë nga LENTEX.

Kujtojmë se para disa ditëve Gazeta Insajderi pati raportuar për kompaninë e Agon Halili I.B.

Pushteti i PDK-së në Ferizaj, komunës që drejtohet nga Agim Aliu, ishte denoncuar publikisht për një tender që ia dha një firme vetëm disa ditë pasi që e njëjta ishte krijuar.

“Skemë e organizuar për vjedhje të buxhetit”, ka shkruar përfaqësuesi i një organizate. Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se edhe pse firma është e re, numri kontaktues është i njëjti me firmën e biznesmenit Agon Halili, i cili për dy vite ka marrë gjashtë tender në këtë komunë.

JU REKOMANDOJMË

Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz
12/07/2026 - 22:56

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur sot Mitrovicë, pasi që një 25 vjeçar ishte gjetur pa shenja jete rreth orës 08:20 në banesë. Veriu.info mëson se personi që...

Më shumëDetails

Helmimi i rreth 20 personave si pasojë e sanduiçit në “Sach Pizza”, deklarohet policia: Kemi ndërmarrë këto veprime…

Helmimi i rreth 20 personave si pasojë e sanduiçit në “Sach Pizza”, deklarohet policia: Kemi ndërmarrë këto veprime…
12/07/2026 - 22:19

Rreth 20 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi, pasi kanë konsumuar sanduiçë në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë. Pacientët kanë kërkuar...

Më shumëDetails

Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”

Kajtazi me detaje të pathëna nga aksioni i pushtetit në Vita: “Ata u nisën për drekë në Troftë”
12/07/2026 - 22:09

Gazetari Vehbi Kajtazi ka shpalosur detaje nga aksioni i Ministrisë së Bujqësisë në Qumështoren Vita javën e kaluar. Kajtazi, në një deklaratë në emisionin VV Show të dielën,...

Më shumëDetails

Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen misionit ndërkombëtar

Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen misionit ndërkombëtar
12/07/2026 - 21:43

Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza. Përmes një njoftimi në rrrjetin social “X”, Bordi...

Më shumëDetails

Goditet depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, hajnat thyejnë kasafortën dhe zhduken me 45 mijë euro

Goditet depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, hajnat thyejnë kasafortën dhe zhduken me 45 mijë euro
12/07/2026 - 21:26

Depoja kryesore e korporatës “Buçaj”, e vendosur përgjatë magjistrales Prishtinë–Shkup, në kilometrin e 10-të, në Lipjan, është bërë cak i një vjedhjeje të rëndë në orët e para...

Më shumëDetails

Rritja e rasteve me fruth në Kosovë, ekspertët tregojnë pse disa prindër s’po i vaksinojnë fëmijët

IKSHPK: Në Kosovë s’është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Astra Zeneca
12/07/2026 - 20:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – 6 korrik 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: 25-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Dyshime për helmim nga ushqimi në Sach Pizza: “Tre shokë jemi helmu, 6 infuziona i kam marrë”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë