Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania e biznesmenit të njohur tejkalon lejen ndërtimore edhe në Kamenicë, Komuna hesht, banorët në ‘hall’

31/10/2024 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania e biznesmenit të njohur tejkalon lejen ndërtimore edhe në Kamenicë, Komuna hesht, banorët në ‘hall’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Objekti “Dream House”, në Kamenicë, po i shkakton telashe qytetarëve që janë afër atij objektit. Kjo po ndodh për shkak të tejkalimeve gjatë punimeve. Nga Inspektorati, atje fillimisht i ishin ndaluar punimet, por që kompania e pa të udhës të vazhdojë, pa e pritur ndonjë vendim nga ana Komunës. Ndërkaq, banorët po vazhdojnë të jenë të shqetësuar nga heshtja e Komunës përball kësaj situate.

Ky objekt “Dream House”, është e biznesmenit Ridvan Murati. Ai në publik njihet si pronar i “Ada Gas” . Kjo firmë ishte dënuar për kontrabandë me naftë.

Ndërkaq, Insajderi në gusht të këtij ka raportuar po për këtë objekt, se me vendim të Komunës së Gjilanit do të duhej të rrënohej një pjesë. Por, që komuna e Alban Hysenit, më pas ndryshoi vendimin.

Se si erdhi deri tek ky ndryshim i vendimit nuk dihet.

Konsideratën për biznesmenin Ridvan Murati, si duket po e vazhdon edhe Komuna tjetër që udhëhiqet po ashtu nga VV.

Tejkalimi i kushteve ndërtimore, ndalja e punimeve dhe dorëzimi i Komunës

Banorët që jetojnë afër objektit “Dream House”, janë ankuar se Komuna e Kamenicës, po hesht ndaj abuzimeve që po bëhen me tejkalim të kushteve ndërtimore.

Inspektorati, fillimisht kishte marrë vendim që të ndalen punimet. Vendit aty i ishin vendosur edhe shirita.

Pas kësaj punimet vazhduan lirshëm nga “Dream House”.

Kjo bëri që banorët atje të i dorëzojnë një ankesë, Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Komunës.

“Objekti banesor Dream House, ndertimi i te ciles po vazhdon, po percillet me devijime te medha dhe tejkalim te kushteve ndertimore dhe projektit, rrjedhimisht edhe lejes ndertimore, javen e kaluar ne kete punishte jane paraqitur inspektoret komunal, te cilet me kete rast kane vendosur shiritat duke ndaluar punimet te cilat jane jashte lejes ndertimore. Ky shirit eshte larguar dhe punimet po vazhdojne, ne kundershtim me lejen ndertimore, duke shtuar terasa te ndryshme, duke hapur dritare te reja etj“, thuhet në ankesën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Tutje, aty thuhet se janë të shqetësuar nga mosveprimi nga ana e Komunës.

“Ne banoret i kemi marrur me shume shqetesim keto veprime te investitorit dhe mosveprimin ose veprimin jo te mjaftueshem te zyrtareve kompetent dhe pergjegjes, sepse objekti ne te cilin ne banojme eshte pak metra larg nga objekti Dream House i cili eshte ne ndertim e siper.

Mbetet shume shqetesuese se si eshte e mundur qe ne qender te qytetit te behen tejkalime te tilla, te pezullohen perkohesisht punimet duke shirituar kete pjesen e cila eshte jashte projektit, dhe te vazhdohet prap me punime pikerisht ne kete pjese”, thuhet aty.

Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna se pse po lejohet një gjë e tillë, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Në anën tjetër nga kompania “Dream House” dhanë një përgjigje, se pse po vazhdojnë punimet.

Arsyetimi i “Dream House”

Kompania, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kanë pranuar se janë duke vazhduar punimet.

Në përgjigjen e tyre thuhet se kanë dërguar një kërkesë që t’u lejohen punimet, pasi Komuna nuk i kthyen përgjigje, vendosen që këtë heshtje ta marrin si miratim.

“Pas kërkeses tonë në inspektoratin e Kamenices për lejimin e përkohshëm të strehes, nuk kem marrë përgjigje zyrtare dhe sipas praktikes që heshtja është pranim ne kem vazhdu me punimet. Nuk mund të quhet as tejkalim i lejes sepse jemi në proces të punës dhe na nevojiten për montimin e skelvee Siç edhe e kemi në kërkesë”, thuhet në përgjigje.

Në shkresën e dërguar Komunës, theksohet se pllaka e vendosur do të hiqet pasi të krijohen kushtet.

JU REKOMANDOJMË

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar

Isufi pasi u pa në protestë: Në Tiranë isha me nipa për qef, edhe si gazetar
18/10/2026 - 23:16

Venhar Isufi mohoi sërish të jetë pjesë e kabinetit të Armend Mujës “qe një muaj e gjysmë.” Ai doli me reagim ndaj gazetës Nacionale pas raportimit se ishte...

Më shumëDetails

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit

Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
18/10/2026 - 23:06

Të hënën, në orën 13:15, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit i cili...

Më shumëDetails

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë

Një zëdhënës i qeverisë Kurti kapet në flagrancë në protestë në Tiranë
18/10/2026 - 22:39

Kamerat e “Euronews Albania” kanë kapur në flagrancë hiç më pak se një zëdhënës të Qeverisë së Albin Kurtit në protestat në Tiranë. Aty shihet tek kalon Venhar Isufi,...

Më shumëDetails

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë
18/10/2026 - 22:02

Një incident i pazakontë mes fqinjëve ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një qytetar ka denoncuar se fqinji i tij kishte shtënë me armë të gjatë...

Më shumëDetails

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve

RENEA e merr në mbrojtje objektin e Kryeministrisë pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve
18/10/2026 - 21:33

Nuk ka zgjatur shumë qetësia para Kryeministrisë në Tiranë. Protestuesit janë rikthyer sërish në bulevard dhe kanë nisur përplasjet me policinë. Ndërkohë, policisë i ka ardhur në ndihmë...

Më shumëDetails

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    444 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë