Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania e Shaip Mikullovcit furnizoi me naftë kompanitë serbe në veri, që shitnin naftë në të zezën (Dokument)

09/10/2024 - 15:55
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania e Shaip Mikullovcit furnizoi me naftë kompanitë serbe në veri, që shitnin naftë në të zezën (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burim Lecit si zëvendësdrejtor i AKP-së i kishte shkuar e-mail nga Inspektorati i Tregut, të cilën e kishte parë edhe ministrja Rozeta Hajdari – se kompania e naftës ku ishte drejtor vetë Burim Leci, kishte furnizuar në veri të Kosovës pompa të naftës, të cilën e shisnin në të zezën.

Në korrik të këtij viti, zëvendës drejtorit të AKP-së Burim Lecit, do t’i shkonte një e-mail nga zëvendës-Kryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut znj. Fixhire Salihu, e ku në CC e-mail ishte edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari – në të cilën njoftohej AKP-ja se pas inspektimeve në veri të Kosovës, më datën 16 korrik 2024 – operacion ku ishte e përfshirë edhe vetë AKP-ja, kishin gjetur se tre operatorë ekonomik po shesin naftë –me një fjalë – në të zezën.

Por, fundi i asaj e-maile, kishte edhe një njoftim:

“Gjithashtu janë inicuar kërkesë në gjykatën kmpetente ndaj tre operatorëve të cilët i kanë furnizuar apo shitur me shumicë prodkukt personit që nuk ka leje të shitjes me pakitë të produktit’

  1. IP Kos shpk me drejtor Burim Leci.

Sqaruar shkurt: kjo nënkuptonte se kompania e zëvendësdrejtorit të AKP-së, Burim Leci, ishte e implikuar në shitjen e naftës në të zezën ndaj kompanive në veri të Kosovës, ku Inspektorati bashkë me institucione të tjera si AKP e Policia e Kosovës, po bënte luftën kundër krimit.

Që nënkupton: Burim Lecit i kishte shkuar e-maili nga Inspektorati i Tregut, e cila implikonte vetë Burim Lecin në shitjen e naftës ndaj kompanive që institucionet kishin gjetur se po e shisnin naftën në të zezën.

Përmbajtja e-mailit:

“I nderuar zoti Leci

uroj të jeni mirë dhe punët po shkojnë mbarë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së tregut në MINT më datë 16 korrik 2024 në bashkëpunim me zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Policinë e Kosovës, ATK ka vizituar tre operatorë ekonomik në very dhe ka gjetë që po shesin naftë me pakicë në të zezën.

C Kos me pronar Ratko Pavlovviq

MSG – Slavolub Vukoviqin

Min Com – Slavolub Vukoviqn

Gjithashtu janë inicu kërkesë për gjykatën kompetente ndaj tre operatorëve që kanë furnizuar ilegalisht pompat në veri dhe ata tre operatorë janë

IP me drejtor Burim Lecin (zëvendës drejtor i AKP-së ka qenë drejtor i IP-së kur iu është shitur nafta pompave me pronarë serbë në veri – sqarimi jonë!)

EX Fis

Alpha Glob

Gazetari Berat Buzhala, në emisionin e mbrëmshëm në Debat Plus, sqaroi ekskluzivisht këtë e-mail, dëgjo nga minuta: 43:32

“Pra, kjo e ministrisë osht kah i çon email Burim Lecit e ka harru që Burimin e kanë marrë këta. E tash, Burim Leci qe iu ka shitë naftë serbëve në të zezën, përveç asaj masi është bë zëvendësdrejtor, ky 5 pompa të shtetit ia ka dhënë me qira, IP Petrolit, për 5000 euro në muaj. Që aty kikirika me shitë, fiton qaq”, tha veç tjerash Buzhala në Debat Plus.

Në mars të vitit 2024, faqja zyrtare e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte njoftuar se në konkursin e shpallur për pozitën e zëvendësdrejtorit, ishin dy kandidatë me më shumë pikë: Burim Leci 81.82 pikë dhe Ibrahim Gjylderen me 77.28 pikë. Pozitën do ta merte Burim Leci.

Angazhimi i z.Leci në pozita menaxheriale, do të bëhej i njohur sidomos në dy pika: atë kur kishte qenë një nga drejtuesit në ‘MDA’, biznes që kishte në krye Luan Dalipin – tash shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti dhe atë si drejtor i pikës së karburantëve ‘IP Petrol’.

Veriu.info info ka gjetur në Agjencinë për regjistrimin e bizneseve se kompania IP – KOS Sh.P.K. është liogjërisht në pronësi të kompanisë “CDI IP” Sh.P.K. me 100% të aksioneve, kurse në këtë të fundit 93% aksionar është Shaip Mikullovci dhe 7% Ylber Kuraja.

Shaip Mikullovci e Ylber Kuraja kanë të njëjtën përqindje të aksioneve edhe në kompaninë “CDI Kosovo L.L.C.”, kompani kjo që menaxhon rrjetin e supermarketeve INTEREX.

Ndryshe, pikërisht sot kompania e Shaip Mikullovcit dhe Ylber Kurajës ka hapur një pikë të supermarketit INTEREX në Leposaviq.

 

JU REKOMANDOJMË

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik
Kryesore

Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK: Vendim i papranueshëm në aspektin juridik e logjik

14/07/2025 - 22:07
Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet
Kryesore

Gorani për Osmanin dhe deklaratat për Trump: Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet

14/07/2025 - 21:46
Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik
Lajme

Ambasadori francez i bën thirrje liderëve: Gjeni kompromisin për të dalë nga ngërçi politik

14/07/2025 - 21:32
Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”
Kryesore

Krasniqi e njofton emisaren e MB-së për “qëndrimet e PDK-së t’i dhënë zgjidhje situatës”

14/07/2025 - 20:51
Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja
Lajme

Mbyllet pishina e Gërmisë, kjo është arsyeja

14/07/2025 - 20:24
Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë
Lajme

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë

14/07/2025 - 20:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    Dënohen të akuzuarit për rastin “Veteranët”, përfshirë ish-kryeministrin Çeku – lirohet nga akuza Nuredin Lushtaku

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • AAK nuk e kandidon Pal Lekajn për kryetar të Gjakovës, pritet sabotimi i kandidaturës së Ardian Gijinit?!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kusari për Leonardin: Nuk njoh person që vrasjen e motrës apo ndonjë tragjedi tjetër e ka menaxhuar më me njerzillëk se ai

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjyqtari i Speciales: Mund të japim edhe dënime me burg të përjetshëm

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë