Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania GEN, e lidhur me ambasadorin Martin Berishaj, për dy muaj mori 4.2 milion € nga Kosova

22/04/2022 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania GEN, e lidhur me ambasadorin Martin Berishaj, për dy muaj mori 4.2 milion € nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania GEN me zyre në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik.

Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike që ka siguruar Gazeta Infokus, ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kurse ka shitur energji elektrike tek kjo kompani rreth 105 mijë euro.

Kjo kompani për të cilën u raportua se ambasadori Martin Berisha është këshilltar i tyre dhe u ngritën dyshime nga mediat për transaksione të dyshimta në vlerë mbi gjysmë milioni euro, në fakt sipas dokumenteve të siguruara në vazhdimësi ka bërë tregtim të energjisë me KEK-un.

Çuditërisht, edhe në muajt kur Kosova ishte në kolaps energjetik, KEK-u del se i ka shitur energji elektrike kësaj kompanie, por me çmimin dyfish me të vogël nga çmimi sa kishte paguar për blerje.

Ky shkëmbim tregtar është bërë me paratë e buxhetit të shtetit, para këto të cilat kryeministri Albin Kurti, i kishte ndarë për blerje të energjisë elektrike për ta tejkaluar krizën qe kishte kapluar Kosovën.

KEK-u vetëm në këtë periudhë, për dy muaj kishte blerë energji elektrike nga kjo kompani e më pas kishte autorizuar kompaninë KEDS / KESCO. Por shitjen e energjisë me çmime aspak të volitshme e ka vazhduar edhe pas kësaj periudhe.

Derisa KEK-u në janar 2022, i ka shitur energji elektrike kompanisë GEN me çmime prej vetëm 105 euro për megavat, në të njëjtën përudhë ka blerë energji elektrike nga kompania me seli në Beograd me një çmim prej 255 euro për një megavat.

Në dokumentet qe ka siguruar, blerja e energjisë është bërë nga dy kompani të GEN të cilat e kanë njëra zyrën në Beograd e tjetra në Shkup. Por sasia me e madhe është blerë nga Beogradi.

Nga kjo kompani, në Janar të këtij viti është importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 2.3 milionë euro. Kurse në dhjetor 2021 ka importuar energji elektrike në vlerë prej mbi 1.9 milionë euro.

Në total importi i KEK-ut nga të gjitha kompanitë për dhjetor 2021 dhe janar 2022 kalojnë shifrën prej mbi 15.1 milionë euro.

Pas publikimit të këtij skandali i cili ishte zbuluar fillimisht nga televizion slloven, Planet TV, duke ngritur dyshime se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj, kanë pasuar reagime të shumta.

Reagime e kritika ka pasur nga shumica e analistëve e opozita ku kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ambasadorit Berisha, por i çuditshëm ka qenë reagimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila në një deklaratë i doli në mbrojtje duke thënë se, akuzuar gazetarin që e pyeti se po ben konstatime dhe jo pyetje.

“Sa i përket pyetjes që në fakt nuk ishte pyetje por konstatim, është për keqardhje që ju konstatoni një gjë për një ambasador të Kosovës por që nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë por thjesht është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugë ligjore. Sa i përket dekretimit natyrisht që e kam dekretuar edhe shtetësinë sepse janë kompetenca të presidentes pra kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, tha presidentja para gazetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë