Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania “Nika Pro- Ing” hyn në “Listen e Zezë” të OSHP-së, dyshohet për dokumente të falsifikuara

07/05/2026 - 19:02
në Lajme
A A
Kompania “Nika Pro- Ing” hyn në “Listen e Zezë” të OSHP-së, dyshohet për dokumente të falsifikuara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka diskualifikuar kompaninë “OE Nika Pro- Ing Sh.p.k” nga të gjitha procedurat e prokurimit publik

Sipas vendimit, kompania përjashtohet nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë gjashtëmujore, nga 5 maji 2026 deri më 4 nëntor 2026.

Rasti lidhet me aktivitetin e prokurimit “Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm të arkitekturës dhe inxhinierisë për ndërtimin e Stadiumit të ri në Pejë”.

Dyshimet për falsifikim të policës së sigurimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kishte ngritur dyshime pasi në policën e sigurimit të dorëzuar nga kompania ishin evidentuar mospërputhje.

“Pas vlerësimit të ofertave kemi evidentuar dyshime serioze në policën e sigurimit të dorëzuar nga OE ‘Nika Pro – Ing’, e cila ishte e lëshuar në emër të kësaj kompanie”, thuhet në kërkesën e MKRS-së.

Për të verifikuar dokumentin, autoriteti kontraktues i është drejtuar kompanisë së sigurimeve “Sigkos”, nga e cila ka marrë konfirmim se dokumenti nuk ishte autentik.

Sipas përgjigjes së siguruesit, “QR code i policës nuk skanohet dhe pas verifikimit në sistem rezulton se polica me numër 060010330101471 është e modifikuar/falsifikuar”.

OSHP në vendim bëri të ditur se i ka dhënë mundësi Nika Pro – Ing që të paraqesë sqarimet dhe argumentet e tij lidhur me pretendimet.

“OE ‘Nika Pro – Ing’ Sh.p.k nuk i është përgjigjur kërkesës së OSHP-së për të dhënë faktet dhe argumentet e veta”, thuhet në vendim.

Vendimi i panelit shqyrtues

Pas shqyrtimit të provavet, paneli shqyrtues ka vlerësuar se kërkesa e autoritetit kontraktues është e mbështetur dhe e argumentuar.

“Autoriteti kontraktues ka dorëzuar prova që dëshmojnë se ‘Nika Pro – Ing’ ka vepruar në kundërshtim me nenin 99 të LPP-së”, thuhet në arsyetim.

“OSHP është e obliguar dhe ka autoritetin që të shqyrtojë dhe të diskualifikojë operatorin ekonomik nga pjesëmarrja në prokurim publik për një periudhë deri në një vit”, citohet në vendim.

Paneli ka vendosur që kompania të përjashtohet për gjashtë muaj nga çdo aktivitet prokurimi publik.

Ky përjashtim nënkupton se operatori ekonomik nuk mund të marrë pjesë në asnjë fazë të procedurave të prokurimit, duke përfshirë aplikimin, ankesat apo nënshkrimin e kontratave.

“‘Pjesëmarrja në prokurim publik’ përfshin tërë ciklin nga njoftimi për kontratë deri në nënshkrimin e saj, duke pamundësuar çdo veprim të operatorit gjatë kësaj periudhe”, thekson OSHP në vendim.

Zyrtari i Nika Pro- Ing Sh.p.k, subjekt i hetimeve nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte nisur hetimet ndaj zyrtarit Izahir Kuka, i cili i dha tender kompanisë ku kishte qenë i punësuar.

Në mars të këtij viti, Gazeta Insajderi, ka publikuar hulumtimin se si Izahir Kuka, zyrtar i lartë i prokurimit në Komunën e Kaçanikut, i ka dhënë tender kompanisë, me të cilën figuronte se ka kontratë profesionale.

Komuna e Kaçanikut, me 20 gusht 2024, dha tender mbi 73,643.96 €. Kontrata kishte të bënte me “Rregullimi i hapsirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-rë”.

Fitues doli kompania “NIKA PRO-ING” Shpk‘.

Për këtë projekt u angazhua zyrtari i prokurimit, Izahir Kuka.

Insajderi kishte zbuluar se i njëjti ka lidhje me kompaninë që mori tenderin.

Nënshkrimi për tenderin që fitoi u dha nga Izahir Kuka, u.d i menaxherit të Prokurimit.

Gazeta Insajderi rastin e kishte drejtuar edhe në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Të njëjtit kanë gjetur se kishte konflikt interesi pasi Izahir Kuka, ushtrues detyre i Menaxherit të Prokurimit ka nënshkruar kontratë me kompaninë që ka marrëdhënie afariste.

“Ekziston situatë e konfliktit të interesit në rastin me Nr. Protokoli: HQPCRB-0046/25 për zyrtarin e lartë z. Izahir Kuka, ushtrues detyre i Menaxherit të Prokurimit. I njëjti, në cilësinë e Menaxherit të Prokurimit, ka nënshkruar kontratën publike me titull: “Rregullimi i hapësirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-ré” me Operatorin Ekonomik “NIKA PRO-ING” SH.P.K., me seli në Ferizaj, me të cilën kompani ka marrëdhënie afariste. Me veprimet e tilla, zyrtari Izahir Kuka ka shkelur dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, duke rënë ndesh me: neni 9, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, lidhur me nenin 17, nenin 6, dhe nenin 3, paragrafin 1, nënparagrafët 1.2, 1.6 dhe 1.12. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në mbështetje të nenit 21, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8, nenit 24, paragrafi 6, lidhur me nenin 19, paragrafi 2, nënparagrafi 2.5 dhe paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, kërkon nga Komuna e Kaçanikut: Anulimin e aktit/kontratës me titull: “Rregullimi i hapësirave rekreative Shtegu i Lirisë, Faza e I-ré”, me Numër të Prokurimit: KA652-6759-5-2-1, të nënshkruar më datë 20.08.2024, konform dispozitave përkatëse të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Inicimin e procedurës disiplinore ndaj z. Izahir Kuka për shkeljet e dispozitave të nenit 24, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, thuhej në vendim.

JU REKOMANDOJMË

Musliu për Thaçin e Veselin: Prej që janë shku ata, vendi ka mbetë pa Zot shtëpie

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
07/05/2026 - 20:00

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo në emisionin DPT te Fidani deklaroi...

Më shumëDetails

Pyetja e Dugollit të VV-së për Vjosa Osmanin: Kur u bë LDK-ja e mirë?

Pyetja e Dugollit të VV-së për Vjosa Osmanin: Kur u bë LDK-ja e mirë?
07/05/2026 - 19:32

Ish-deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, i ftuar në Frontal në T7, tha se Albin Kurti dhe LVV ia kishin hapur dyert Vjosa Osmanit, ndërsa tani sipas tij “me...

Më shumëDetails

LDK-ja të shtunën e nominon kandidatin për kryeministër dhe atë për president

Ish-deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani do të jetë pjesë e LDK-së, do të mirëpritet!
07/05/2026 - 19:16

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në prag të proceseve zgjedhore. Gjatë...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80%

Musliu: VV-ja ta kuptojë se Kuvendi nuk është seli e tyre
07/05/2026 - 18:50

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen...

Më shumëDetails

Specialja reagon ndaj raportit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Koci: Institucionet holandeze nuk na dhanë leje të protesojmë afër objektit të Gjykatës Speciale në Hagë
07/05/2026 - 18:43

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë reaguar ndaj raportimeve dhe deklaratave të Avokatit të Popullit të Kosovës lidhur me raportin e përgatitur nga Komiteti për...

Më shumëDetails

Rexhaj: Nëse VV-ja s’i merr mbi 50 për qind, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Deputeti i VV-së i reagon liderëve të opozitës: Jeni të shkëputur nga realiteti
07/05/2026 - 18:21

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe partive ish-opozitare, duke përfshirë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • PDK mban mbledhjen e Kryesisë, Memli Krasniqi emërohet në këtë pozitë

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • A po i bashkohet Fatmir Limaj PDK-së, ja çka thotë Përparim Gruda

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kallxoj burrit mos me ofendu nanën e tij”, vërshojnë komentet te Haxhiu në postimin për Luan Haradinajn

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë