Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania serbe “MTS”, rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve të saj në Kosovë

02/08/2023 - 07:52
në Lajme
A A
Kompania serbe “MTS”, rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve të saj në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit.

Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, i cili për punën e tij raporton në Kuvendit.

Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë.

MTS d.o.o. ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe është themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Ndërkohë, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”.

Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.

A e eliminoi MTS-ja paligjshëm konkurrencën?

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se ka marrë informacione se MTS d.o.o. bleu aksione të kompanive të tjera që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në zonat serbe në Kosovë, pa e raportuar një gjë të tillë.

Ajo pretendon se një gjë e tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës në Kosovë.

“Transaksionet e kryera pa njoftim sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, paraqesin formë të kufizimit apo shtrembërimit të konkurrencës nga kompanitë në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, nëse veprimet e tyre ndikojnë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Siç është specifikuar, MTS-ja në Kosovë ka blerë operatorë kabllorë në veri dhe në jug të lumit Ibër: VGN Net nga Mitrovica e Veriut, Lika nga Zveçani, Ivan Radosavljeviq nga Leposaviqi dhe Herc International në Shtërpca.

Në fund të vitit 2021, REL-i shkroi për blerjen e Herc-it, një prej operatorëve më të mëdhenj kabllorë në jug të Ibrit.

Në atë kohë ata i hoqën menjëherë kanalet e pavarura nga Serbia – N1 dhe Nova S – të cilat janë në pronësi të The United Group, por ndërkohë u kthyen.

Në anën tjetër, disa banorë të veriut, me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë e të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë VGN Net deri në shitjen e aksioneve te kompania MTS, nuk i kanë më këto dy kanale.

N1 dhe Nova S, janë ndër kanalet e pakta me qëndrim kritik ndaj autoriteteve në Serbi.

MTS-ja pa koment, përgjigjet Telekomi i Serbisë

REL-i kontaktoi me drejtorin e kompanisë MTS në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, për të marrë një koment për hetimin e udhëhequr nga Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Megjithatë, Ognjanoviq tha se Telekomi i Serbisë ka bërë një deklaratë lidhur me këtë rast dhe se nuk ka çfarë të shtojë.

Përndryshe, Telekomi i Serbisë deklaroi më 30 korrik se MTS d.o.o. operatorët kabllorë të përmendur i ka blerë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, kur ishte në fuqi ligji i vjetër për mbrojtjen e konkurrencës dhe sipas të cilit ai nuk ishte i detyruar të raportonte “përqendrimet në lidhje me blerjet në fjalë”.

Në njoftim thuhet se MTS d.o.o. ka funksionuar gjithmonë “me ndërgjegje, transparencë dhe në përputhje me rregulloret përkatëse”, dhe shpreson që organet rregullatore në Kosovë të punojnë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

“MTS d.o.o. ka paraqitur deklaratat e saj me shkrim për këto hetime në dy raste dhe sinqerisht shpreson që Autoriteti (organ për mbrojtjen e konkurrencës) të respektojë argumentet tona dhe të pezullojë hetimin”, shohet.

Ligji për mbrojtjen e konkurrencës

Ligji i ri për mbrojtjen e konkurrencës ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2022 dhe parashikon që pjesëmarrësit në një përqendrim, d.m.th në uljen e numrit të pjesëmarrësve në treg, në disa raste duhet të kërkojnë paraprakisht leje nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në ligj, “përqendrimi” përshkruhet si “ndryshim i qëndrueshëm i kontrollit të ndërmarrjeve kur bashkohen ndërmarrje të pavarura ose pjesë të tyre ose kur një a më shumë ndërmarrje fitojnë kontroll të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të tërësisë ose pjesëve të ndërmarrjeve të tjera, sidomos duke fituar aksione…”.

Deri në mesin e vitit të kaluar ishte në fuqi ligji, sipas të cilit nuk ishte e nevojshme leja për pjesëmarrje në përqendrim, pra blerje të kompanive të tjera të ngjashme.

Por, në bazë të ligjit të mëparshëm, Autoriteti i Mbrojtjes së Konkurrencës kishte të drejtë të niste një procedurë për rishikimin e marrëveshjeve ndërmjet shoqërive, nëse konstatohej se një kompani dominonte.

Kontestohet edhe adresa e regjistrimit të MTS d.o.o.

Radio Evropa e Lirë konfirmoi se MTS d.o.o. është në mesin e dhjetëra kompanive me adresa të kontestuara. Në një listë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës MTS-ja në Mitrovicën e Veriut është e regjistruar si kompani në “territorin e Serbisë”.

Kjo ministri thekson se të dhëna të tilla nuk mund të tolerohen dhe bëhet e ditur se do t’u hiqet licenca e punës, si në rastin e televizionit Klan Kosova, të cilit në dokumentet e regjistrimit janë shënuar dy qytete në Kosovë – Pejë dhe Gjakovë – por si pjesë të Serbisë

Drejtori aktual i MTS-së në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka koment për këtë temë.

Ndryshe, Zoran Milojeviq figuron si drejtor i MTS-së në dokumentet e regjistrimit.

Ai njihet edhe me pseudonimin “Zelja” dhe deri para dy vjetësh ishte shef i MTS-së në Kosovë.

Ai është gjithashtu zyrtar në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe më parë ka qenë i punësuar në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë