Kompania e njohur e ndërtimit AZ Building po vazhdon punimet intensive në ndërtimin e kompleksit Adesa tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, i cili do të jetë një nga më të bukurit në Kosovë, shkruan Veriu.info.
Ky projekt i veçantë po realizohet nga AZ Building që njihet për korrektësi, cilësi dhe standarde të larta.
Kompleksi “Adesa” është i vendosur në një nga zonat më të bukura të Mitrovicës, pranë liqenit akumulues, poizicion ky që ofron një pamje unike, ajër të pastër dhe një ambient të qetë e ideal për një jetë cilësore.
Ky kompleks ofron:
• Apartamente moderne me planimetri funksionale
• Hapësira të ndriçuara natyralisht
• Fasada dhe materiale sipas standardeve europiane
• Infrastrukturë bashkëkohore dhe hapësira të gjelbëruara
• Siguri dhe komoditet për çdo familje
Kontakti: +383 49 222 032













