
Punimet afër urës kryesore të Ibrit janë duke vazhduar për ditë me radhë.
Edhe Komuna e udhëhequr nga Bedri Hamza po kryen punime në jug të urës.
Rrethi jugor para Urës së Ibrit është duke u punuar e zbukuruar me një fontanë.
Komuna e Mitrovicës së Jugut ka thënë se kjo fontanë është investim në kuadër të rregullimeve që po bëhen në shesh dhe rreth tij.
Kujtojmë se Qeveria ka dhënë projekt për lyerjen dhe suvatimin e urës së Ibrit.












