Komuna e Mitrovicës ka shpallur konkurs për një ndihmës punëtor.
Siç thuhet në konkurs, ky punëtor do të merret kryesisht me fotokopjimin e dokumenteve.
Kusht për të aplikuar për këtë pozitë është diploma e shkollës së mesme.
Detyrat dhe përgjegjësitë që i ngarkohen punëtorit që merr këtë pozitë janë:
-Bënë fotokopjimin e dokumentacionit sipas kërkesave të drejtorive dhe sektorëve;
-Fotokopjon materialin e Kuvendit të Komunës; -Bënë mirëmbajtjen-pastrimin e fotokopjeve;
-Shpërndan dokumentet e protokokluara në drejtoritë dhe sektorët e caktuar;
-Kujdeset që në rast zjarri, institucioni të jetë në gatishmëri teknike;
-Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi në përputhje me natyrën e punës së tij.
Konkursi sipas njoftimit do të jetë i hapur deri më datën 20 qershor të këtij viti.















