Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Mitrovicës ka përfunduar shpronësimet rreth stadiumit “Adem Jashari”, por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ende nuk ka filluar punimet për renovimin

06/02/2024 - 19:24
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Komuna e Mitrovicës ka përfunduar shpronësimet rreth stadiumit “Adem Jashari”, por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ende nuk ka filluar punimet për renovimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, ishte temë diskutimi ndërmjet ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku me anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Probleme me shpronësimin, vonesa në zbatimin e punëve si dhe plotësimin e kushteve kontraktuale, ishin disa nga të gjeturat e raportit të Zyrës së Auditorit për stadiumin “Adem Jashari në Mitrovicë”, atë të Gjilanit si dhe të Gjakovës.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komunave në fjalë, ku në emër të komunës së Mitrovicës foli drejtori i Urbanizmit, Edison Tërnava, i cili para komisionit prezantoi punën e komunës duke theksuar se komuna ka bërë punën e saj në plotëni duke kryer komplet procesin e shpronësimit që ka qenë kompetencë e saj. Kurse ai ka pyetur ministrin Hajrullah Çeku se çfarë kanë bërë me procesin e shpronësimit të pronave të ndërmarrjes “Trepça” Sh.A. dhe “Trepça” M.T., raporton Gazeta Online Veriu.info.

“Sa i përket stadiumit “Adem Jashari”, ndoshta për shkak të kompetencave që nuk kemi pas për leje ndërtimore, isha lidh tek çështja e shpronësimit, që ka qenë kompetencë e jona. Në vitin 2019 komuna e Mitrovicës ka filluar me shpronësimin e disa parcelave që kanë qenë në pronësi komunale me disa objekte dhe në vitin 2021 ato vetëm se janë rrënu. Mirëpo gjatë procesit të renovimit të stadiumit, në vitin 2022 në muajin prill ne kemi qenë të informum nga MMPH se projekti në fjalë nuk ka leje ndërtimore, nuk ka kushte ndërtimore dhe shpronësimet nuk janë të përfunduara. Mirëpo pastaj kemi qenë në komunikim gjatë gjithë kohës edhe me Ministrinë e Kulturës, të gjitha dokumentacionet që janë kërkuar nga komuna e Mitrovicës janë në dispozicion dhe janë të pranishme në ministri. Si drejtori e Urbanizimit hapin e parë që e kemi ndërmarrë ka qenë bashkimi i pronave afër stadiumit “Adem Jashari” si dhe në brendi të stadiumit të cilat nuk kanë qenë të anzhuruara asnjëherë mirëpo telashet më të mëdha i kemi pas me pronat të cilat janë të ndërmarrjes “Trepça” Sh.A. dhe “Trepça” M.T. Ndërsa sa i përket pronave komunale që shtrihen përreth stadiumit dhe projektit që pritet të realizohet në fund të vitit 2023 ne veçse e kemi edhe shumën për shpronësim nga ministria e Kulturës që janë bartë në drejtorinë e Urbanizmit dhe ne do të vazhdojmë me pronat që janë komunale, ndërsa pronat që janë të “Trepça” Sh.A. dhe “Trepça” M.T. që janë numër i madh pronave dhe të cilat as nuk janë të bashkuara e as të anzhuruara në komunë e kisha pyet ministrin se ku kanë arrit me procesin e shpronësimit.” – ka thënë drejtori Tërnava, përcjellë Veriu.info.

Ministri Hajrullah Çeku ka thënë se është çështje ditësh lëshimi i lejes ndërtimore para nisjes së punimeve.

Tutje drejtori Tërnava ka pyetur ministrin Çeku se pasi është ndërruar projekti i stadiumit “Adem Jashari” pas vërshimeve të fundit, a është bërë ekspertizë për stabilitetin në fjalë.

“Në vitin 2021 komuna ka pranuar një projekt i cili në vitin 2023 në bazë të informatave që kemi ka ndryshuar si projekt dhe këtu shtrohet pyetja si shqetësuese, Mitrovica është goditur nga vërshimet dhe dëmet që janë shkaktuar përreth stadiumit “Adem Jashari” dhe gërmimet që janë bërë, çështja është se a është bërë ndonjë ekspertizë për objektin në fjalë dhe a janë të paraqitura në projekt këto dëme që janë evidente, dhe a keni bërë ekspertizë të stabilitetit të stadiumit.” – theksoi Tërnava.

E ministri Çeku është përgjigjur se detajet nuk i di por të gjitha shqetësimet e ngritura do të merren parasysh./VERIU.INFO/

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës
Lajme

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23/12/2025 - 20:59
Servilizmi i Agon Batushës, e quan Kurtin NJERIU I SHEKULLIT
Lajme

Servilizmi i Agon Batushës, e quan Kurtin NJERIU I SHEKULLIT

23/12/2025 - 20:52
Bedri Hamza në Malishevë: Vendosmëri dhe energji për ndryshim në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza në Malishevë: Vendosmëri dhe energji për ndryshim në Kosovë

23/12/2025 - 20:42
Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se “po i çojnë amerikanët në Shqipëri”
Lajme

Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se “po i çojnë amerikanët në Shqipëri”

23/12/2025 - 19:47
Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të shpejtë në dy vjet
Ekonomi

Ekonomia amerikane rritet me ritmin më të shpejtë në dy vjet

23/12/2025 - 19:44
Abdixhiku nga tubimi në Vushtri: Programi jonë e sheh Kosovën si shtet, jo si propagandë
Kryesore

Abdixhiku nga tubimi në Vushtri: Programi jonë e sheh Kosovën si shtet, jo si propagandë

23/12/2025 - 19:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë