
Komuna e Mitrovicës në bashkēpunim me KRM “Uniteti” kanë pastruar sot dy lumenj të qytetit , lumin “Trepça” dhe lumin “Lushta”, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Njoftimin e ka bërë drejtori i DMMP, Egzon Safiku, i cili ka thënë se pas kërkesës së qytetarëve drejtuar nënkryetarit Arian Tahiri, ky institucion bashkë me “Unitetin” dhe kryeshefin Gazmend Morina kanë pastruar shtretërit e këtyre lumenjve.
Postimi i plotë i Sadikut:
Pas minierës së Trepçes, lumenjtë janë pasuria e dytë më e vlefshme e qytetit tonë të Mitrovicës.
Me kërkesë të qytetarëve drejtuar nënkryetarit Arian Tahiri, për pastrimin e lumenjve Trepça dhe Lushta, sot, DMMP së bashku me KRM “Uniteti” dhe drejtorin Gazmend Morina kemi ndërmarrë iniciativë për pastrimin e këtyre dy lumenjve.
Si institucion apelojmë tek qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumenj dhe përreth tyre pasi që shumë herë janë pastruar dhe përsëri janë kthyer në pikën zero 🛑
Vetëm së bashku për pasuritë tona natyrore dhe mjedisin 💚🌊





















