Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka njoftuar se është bërë pastrimi i zonës afër Kërrshit të Dudës në fshatin Lisicë nga mbeturinat, njofton Veriu Info.
“Eskavatorët kanë hequr mbeturinat dhe aty tani është hedhur dhe, për të mundësuar që të kthehet gjelbërimi në atë pjesë”-ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot kemi pastruar zonën afër Kërrshit të Dudës në fshatin Lisicë, e cila ishte e përplot me mbeturina.
Eskavatorët kanë hequr mbeturinat dhe aty tani është hedhur dhe, për të mundësuar që të kthehet gjelbërimi në atë pjesë.













