Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës shpall tender 5 milionë euro, përzien projekte të ndryshme, kërkon certifikata të diskutueshme dhe cakton afat të paligjshëm

16/05/2025 - 11:42
në Lajme
A A
Komuna e Prishtinës shpall tender 5 milionë euro, përzien projekte të ndryshme, kërkon certifikata të diskutueshme dhe cakton afat të paligjshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës ka shpallur sot (16 Maj 2025) një tender me vlerë 5 milionë euro për “Ndërtimi i kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, furnizimi dhe zgjerimi”- “Ndërtimi, furnizimi i kiosqeve dhe tualeteve publike”. Në dukje, bëhet fjalë për dy projekte të ndara me natyrë dhe kërkesa teknike të ndryshme, por ato janë përzier në një tender të vetëm.

Ky projekt, me një afat realizimi prej 36 muajsh, përfshin dy procese që në mënyrë logjike do të duhej të trajtoheshin veç e veç. Përveç kësaj, komuna ka vendosur specifika teknike që duhet t’i plotësojë kompania fituese, duke përfshirë certifikata ISO që në fakt nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me natyrën e punimeve.

Kërkesat për certifikata ISO janë tejet të gjera dhe disa prej tyre janë të diskutushme për këtë lloj projekti:

  • ISO 9001 (sistemi i menaxhimit të cilësisë)
  • ISO 14001 (menaxhimi mjedisor)
  • ISO 50001 (menaxhimi i energjisë)
  • ISO 39001 (siguria në trafikun rrugor)
  • ISO 1996-2 (matjet akustike)

Problemi kryesor qëndron tek certifikatat ISO 39001 dhe ISO 1996-2, të cilat janë më të orientuara drejt sektorëve specifikë, si siguria rrugore dhe matjet e ndotjes akustike, dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ndërtimin e kontejnerëve apo kiosqeve dhe tualeteve publike.

Pra certifikatat ISO 39001 është për sigurinë në trafikun rrugor, e përdorur më shumë në kompani transporti ose projekte infrastrukturore si ndërtimi i rrugëve. Nuk është e lidhur me ndërtimin e kiosqeve apo tualeteve publike dhe shfaqet si kriter i tepërt në këtë rast.

ISO 1996-2:2017 është një standard teknik për matjen e zhurmës në mjedis urban. Përdoret në projekte që kanë ndikim të madh akustik, si zona industriale apo ndërtim autostradash. Në këtë projekt, është i diskutushem sepse dihet se kontejnerët dhe tualetet nuk prodhojnë zhurmë të konsiderueshme.

E diskutueshme është edhe ISO 50001:2018. Ky standard fokusohet në efikasitetin e energjisë, i cili është më i rëndësishëm për ndërmarrjet prodhuese ose objektet energji-intensive. Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndërtimin e kontejnerëve ose tualeteve publike, përveç nëse parashihen pajisje komplekse elektrike që konsumojnë energji që zakonisht nuk është rasti. Qe bazuar ne paramasen e tenderit dhe projektit e ngarkuara në E- prokurim nuk duket një gjë e tillë.

Përveç kësaj, një dyshim tjetër i madh është afati i shkurtër për dorëzimin e ofertave. Tenderi është shpallur më 16 maj 2025, ndërsa afati për pranimin e ofertave është vetëm deri më 9 qershor 2025, ora 14:00, në platformën e e-Prokurimit, që jep vetëm 24 ditë kohë për përgatitjen e ofertave.

Ky afat është në kundërshtim të hapur me Ligjin për Prokurimin Publik dhe rekomandimet e KRPP-se, pasi ligji kërkon që afati për dorëzimin e ofertave për tenderët e vlerës së madhe të të jetë të paktën 40 ditë nga data e shpalljes së tenderit, për të siguruar një proces konkurrues dhe transparent. Afati i shkurtuar kufizon seriozisht mundësinë e operatorëve për të përgatitur oferta të plota dhe konkurruese, duke cenuar parimet bazë të barazisë dhe transparencës në prokurim.

Po ashtu komuna ka vendosur edhe kriteret tjera. “11.Duhet të dorëzohen mostrat ku 3D Modeli për pozicionet 1, 2 dhe 3 duhet të realizohet në shkallë 1 10, të 3D printohet prej plastike FDM, dritaret nga pleksiglasi me trashësi 3 mm dhe duhet të lyhet me ngjyrë akrilike me shkëlqim”, është një tjetër kërkesë.

Kërkesa për mostrat 3D dihet se mund të ndihmojë në vlerësimin më konkret të dizajnit dhe përputhshmërisë së tij me kërkesat. Ndërsa, përdorimi i materialeve specifike (plastikë FDM, pleksiglas 3 mm, ngjyra akrilike) mund të sigurojë standardizim në prezantimin e ofertave, duke lehtësuar krahasimin mes tyre. Por, kjo kërkesë duket më shumë e përshtatshme për projekte arkitekturore apo dizajn industrial, sesa për tenderë që lidhen me ndërtimin dhe furnizimin e kontejnerëve mbitokësor dhe nëntokësor, kiosqeve dhe tualeteve publike.

Tek kapacitete ekonomike dhe financiare, komuna ka kërkuar që “Operatori ekonomik duhet ti ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale ka qenë prej jo më pak se 8,000,000.00 €”.

Projekti i dizjanimit të Kioskave dhe Tualeteve Publike është projekt në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe zyrës projektuese 777 Architecture Studio. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë