Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se do ti mbulojnë shpenzimet e qerasë së familjes 5 anëtarëshe nga Llausha e Skenderajt pasi iu dogj shtëpia, shkruan Veriu.Info.
“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet emenjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Shtëpia e familjes pesë anëtarëshe e Driton Shatrit nga Llausha është djegur e gjitha, për arsye të panjohura deri më tani, por fatmirësisht që të gjithë janë shëndosh e mirë.
Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e
menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re.













