Sot janë nënshkruar kontratat e para për nëngrantet nga projekti “Komuna për të rinjë” me vlerë 250.000 dollarë.
Lajmin për nënshkrimin e këtyre kontratave e ka dhënë kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Njoftimi i plotë:
KOMUNA PËR TË RINJ
Me shumë kënaqësi, bëmë nënshkrimin e fazës së parë, të kontratave të nëngranteve nga projekti “Komunat për të rinj – M4Y”, me vlerë 250.000$ me përfituesit e granteve. Shumë i lumtur me kreativitetin dhe pasionin e tyre për krijimin e kushteve dhe avancimin e tyre në shoqëri.
Përzgjedhja e përfituesve ka kaluar në disa etapa: trajnimi i tyre nga CDF, përzgjedhja e tyre, publikimi i listës, afati i ankesave dhe nënshkrimi i kontratës (faza e parë). Deri në fund të vitit do të realizohet edhe faza e dytë, ku të gjithë të rinjtë do të kenë mundësi për aplikim me projektet e tyre.
Projekti ëshë financim i përbashkët i Komunës së Vushtrrisë dhe Bankës botërore (Implementuese MAPL)
#urimeRiniVushtrriase













