
Kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim të vazhdohet ndihma financiare për fëmijët e sapolindur në këtë komunë.
Nënat që sapo kanë lindur do të marrin 120 euro për nevojat e fëmijës së tyre.
Ky vendim është marrë më 24 shkurt.
Këtë e ka konfimuar Remzi Ahmeti Drejtor i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar.
Bëhet e ditur se për kompensimin për fëmijët e porsalindurr dhe rastet me Covid-19 deri tani janë ndarë 47.540.00 euro.
Vendimi tanimë ka hyrë në fuqi.











